Presidentja e zgjedhur e NCRI-së, Maryam Rajavi, duke folur në solidaritet me martirët e Protestave të Iranit në nëntor 2019 – Ashraf 3, Shqipëri
Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), shprehu ngushëllimet e saj për familjet e pasagjerëve të avionit ukrainas të rrëzuar nga raketat e regjimit iranian dhe e deklaroi të premten si ditë zie.
Znj. Rajavi shtoi: Khamenei, i zemëruar e i demoralizuar nga eliminimi i Qassem Soleimani, nuk mund t’i sfidojë Shtetet e Bashkuara, por është i lirë të qëllojë mbi popullin e Iranit në ajër e në tokë dhe hakmerret ndaj popullit iranian. Tani, ai po kërcënon anëtarët e Mujahedin-e Khalq (PMOI/MEK) në Shqipëri.
Ndërkohë që regjimi pretendon në mënyrë të rreme se avioni është rrëzuar për shkak të një problemi teknik, zyrtarët ukrainas thonë se avioni nuk kishte asnjë problem mekanik. Zyrtarët amerikanë e britanikë thonë se avioni është rrëzuar nga raketat e regjimit iranian. Nga frika e ekspozimit të kësaj gjëje, regjimi ka shpallur se nuk do t’ia dorëzojë kutitë e zeza, të cilat përcaktojnë shkakun e rrëzimit, Boeing-ut, prodhuesit të avionit.
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
9 janar 2010