Friday, September 13, 2024

Maryam Rajavi Bën Thirrje për Parandalimin e Shkatërrimit të Varreve të Viktimave të Masakrës së 1988-ës në Iran

Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, Znj.

 Maryam Rajavi, ka nxitur Sekretarin e Përgjithshëm të OKB, Këshillin e Sigurisë së OKB, Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB, Komisionerin e Lartë të OKB për të Drejtat e Njeriut, si dhe organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut të marrin masa të menjëhershme për të parandaluar shkatërrimin sistematik nga regjimi iranian të varreve të viktimave të masakrës së 1988-ës në Iran si dhe zhdukjen e gjurmëve të kësaj masakre në mbarë vendin, sidomos në Ahvaz.

Ndërsa përpjekjet e regjimit klerikal për të parandaluar rritjen e lëvizjes Thirrje-për-Drejtësi kanë dështuar dhe nuk ka mundur ta çojë në harresë masakrën e të burgosurve politikë iranianë, mullahët sundues po përpiqen dëshpërimisht t’i zhdukin gjurmët e kësaj masakre në një përpjekje për t’iu shmangur pasojave të këtij gjenocidi dhe krimi të madh kundër njerëzimit, shtoi Znj. Rajavi.

Ajo paralajmëroi se shkatërrimi i varreve të martirëve –qoftë me qëllimin për të torturuar psikologjikisht familjet e tyre apo për të zhdukur provat e këtij krimi kundër njerëzimit—është një krim madhor në vetvete, organizatorët dhe fajtorët e të cilit duhet të përballen me drejtësinë dhe të mbajnë përgjegjësi.

Regjimi çnjerëzor klerikal, javët e fundit ka rrafshuar varret e viktimave të masakrës së vitit 1988 dhe të viktimave të tjera të ekzekutuara në vitet 1980 në Ahvaz, kryeqytet i Provincës Khuzestan (në Iranin jug-perëndimor), dhe po ndërton rrugë në vendin e tyre në mënyrë që të zhdukë të gjitha gjurmët e këtyre varreve.

Në fund të qershorit, regjimi i kishte shkatërruar varret e martirëve të PMOI në Varrezat Vadi-e Rahmat në Tabriz, kryeqytet i Provincës së Azerbaixhanit Lindor (në Iranin veri-perëndimor). Një muaj më parë, varret masive të martirëve të masakrës së 1988-ës dhe martirëve të tjerë të PMOI në Varrezat Behesht-e Reza në Mashhad, kryeqytet i Provincës Razavi Khorasan (në Iranin veri-lindor), ishin shkatërruar me urdhër të zyrtarëve të regjimit klerikal.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
27 Korrik, 2018