Nga Mansoureh Galestan
Irani po përballet me një mungesë infermierësh, ndërsa shumë infermierë të papunë largohen nga vendi.
Ndërkohë që në spitalet iraniane ka një mungesë të madhe infermierësh, gjë e cila bën që disa prej tyre të vdesin nga rëndesa e pamenaxhueshme e punës, në vend ka 20,000 infermierë të papunësuar, sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës Iraniane të Infermierëve.
Sharifi Moqadam tha për agjensinë shtetërore të lajmeve Fars se Irani është një nga “vendet e prapambetura” për sa i përket numrit të infermierëve që punojnë në spitalet iraniane, duke theksuar se “numri i infermierëve të punësuar është edhe më i ulët sesa në Irak”.
Kjo do të thotë se mbi infermierët në Iran ushtrohet shumë më tepër presion sesa në pjesë të tjera të botës. Një shembull i kësaj është fakti që në Iran ka një infermier për çdo shtrat spitali, ndërsa në Europë ka 10 infermierë..
Pranverën e shkuar, Zëvendës Ministri i Infermierisë në Ministrinë e Shëndetit tha për uebsitin shtetëror Eghtesad Online se në Iran mungojnë nga 120,000 deri në 150,000 infermierë, sipas standarteve ndërkombëtare.
(Sigurisht, nuk janë vetëm infermierët. Statistikat zyrtare tregojnë se 150,000 deri në 180,000 iranianë të arsimuar emigrojnë nga Irani çdo vit, gjë që përkthehet në 400-500 specialistë dhe elita çdo ditë.)
Personat në diasporën iraniane ose ata që mbështesin infermierët iranianë mund t’i bëjnë publike protestat online ose t’i bashkohen njërës prej demonstratave masive anti-regjim që do të zhvillohen në Europë dhe SHBA gjatë dy-tre muajve që vijnë. Demonstrata e radhës është në Bruksel më 15 qershor.