Kryeministri libanez, Saad Hariri, jep dorëheqjen, kritikon regjimin e Iranit dhe Hezbollahun për ndërhyrje në çështjet arabe

386

Hariri tha se ai i trembet një “komploti kundër jetës tij”, kërcënon se “armëve të Iranit në rajon do t’u jepet fund”

Kryeministri libanez Saad Hariri njoftoi se jep dorëheqjen në një veprim të papritur të shtunën pas një udhëtimi në Arabinë Saudite.

Në një transmetim televiziv, Hariri tha se i trembej një komploti kundër jetës tij dhe kritikoi Iranin dhe aleatin e tij libanez Hezbollah-un për ndërhyrje në punët arabe.

“Jetojmë në një klimë të ngjashme me atmosferën që mbizotëronte para vrasjes së martirit Rafik Hariri (babai i tij,  ish- kryeministër). E kam kuptuar çka po komplotohet fshehurazi kundër jetës time”, tha ai.

“Armëve të Iranit në rajon do t’u jepet fund” shtoi ai.