Konferencë: Europës i duhet një politikë e fortë ndaj shkeljeve të të drejtave dhe luftënxitjes së Iranit

732

Personalitete europiane shprehin mbështetje për një politikë të fortë përkundrejt shkeljeve të të drejtave njerëzore nga regjimi iranian dhe luftënxitjes së tij – Parlamenti Europian, Strasburg – 23 tetor 2019

Raportim nga PMOI/MEK

Strasburg, 23 tetor 2019—Disa Anëtarë të Parlamentit Europian, së bashku me personalitete të tjera nga Kontinenti i Gjelbër, morën pjesë në një konferencë në zyrat qendrore të Parlamentit Europian në Strasburg, ku bënë thirrje për një përqasje të fortë europiane përkundrejt shkeljeve të të drejtave njerëzore nga regjimi iranian dhe luftënxitjes së tij.

Kjo seancë, e organizuar nga Intergrupi Miqtë e një Irani të Lirë në Parlamentin Europian dhe e mbajtur të mërkurën më 23 tetor, bëri thirrje gjithashtu për nevojën për t’u kërkuar llogari zyrtarëve të regjimit iranian në lidhje me masakrën e 1988-ës ndaj më shumë se 30,000 të burgosurve politikë në Iran. Shumica e këtyre viktimave ishin anëtarë e mbështetës të opozitës Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI/MEK).

 

Polish MEP Anna Fotyga

Polish MEP Anna Fotyga

Anna Fotyga, Anëtare e Parlamentit Europian nga Polonia

Konferenca u drejtua nga Anna Fotyga, MEP nga Polonia. “Të gjithë jemi në dijeni për situatën në Iran. E kemi monitoruar për shumë vite,” tha Fotyga. “Kemi kontakte me anëtarët e opozitës iraniane dhe mësojmë për fatin e njerëzve që luftojnë për liri, për të drejtat njerëzore dhe për prosperitetin e vendit të tyre.”

 

MEP Petri Sarvamaa

Petri Sarvamaa, Finnish MEP from the EPP Group, Vice-Coordinator of the Budgetary Control Committee, Full member of the AGRI Committee

Petri Sarvamaa, MEP finlandez nga Grupi EPP, Zëvendës-Koordinator i Komitetit të Kontrollit Buxhetor, Anëtar i Plotë i Komitetit AGRI

Çdo vizitë nga znj. Rajavi këtu është e rëndësishme sepse është e rëndësishme edhe për popullin iranian dhe për lirinë. 

Mesazhi im është për rolin e BE-së deri tani në këto vite dhe se duhet të punojmë për ta ndryshuar atë pasi shpërfill terrorizmin e mullahëve për hir të vazhdimit të tregtisë me Iranin. Është privilegj ta kemi zonjën Rajavi me ne këtu.

 

Presidentja e opozitës iraniane, Maryam Rajavi

Iranian opposition NCRI President Maryam Rajavi

Presidentja e opozitës iraniane NCRI, Maryam Rajavi

“Sot, do të doja të prezantoja një dokument të jashtëzakonshëm para përfaqësuesve të popullit të Europës. Një libër që përmban emrat e mbi 5,000 të burgosurve të masakruar nga mullahët në Iran. Ky libër është historia e një kombi që është shtypur në Iran, dhe jashtë vendit, të drejtat e tij njerëzore, liritë dhe rezistenca janë shpërfillur,” tha Presidentja e opozitës iraniane Maryam Rajavi në fillim të fjalës së saj.

“Qeveritë perëndimore dhe Kombet e Bashkuara i kanë mbyllur sytë ndaj këtij krimi. Duke gëzuar pandëshkueshmëri për një krim kaq të tmerrshëm, regjimi e ka përhapur luftën e tij në Lindjen e Mesme, gjë që është ende në vazhdim,” vazhdoi znj. Rajavi.

“E vetmja përgjigje për një regjim që i ka penguar qëllimisht iniciativat e Europës, veçanërisht të Francës, është një politikë e rreptë që ta detyrojë Europën të mbështesë rezistencën e popullit iranian për të themeluar demokracinë dhe sovranitetin popullor,” shtoi ajo.