Thursday, March 28, 2024

Komiteti i tretë i Asamblesë së Përgjithshme dënon me një shumicë dërrmuese ndërhyrjet e regjimit iranian në Siri

E mërkurë, 16 nëntor 2016

Çdo zgjidhje për Sirinë e cila nuk siguron dëbimin e plotë të regjimit iranian dhe IRGC është e destinuar të dështojë
Komiteti i tretë i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së miratoi një martën, 15 nëntor 2016, një rezolutë mbi “përkeqësimin e rëndë të gjendjes së të drejtave të njeriut” në Siri, duke dënuar ashpër ndërhyrjet terroriste përfshirë ato të Gardës Revolucionare të Trupave iraniane në atë vend.

Rezoluta e miratuar nga një shumicë dërrmuese prej 115 ndaj 15 votave kundër, tregon dëshirën e komunitetit ndërkombëtar për t’i dhënë fund ndërhyrjes së regjimit klerikal në Siri.
Neni 24 i kësaj rezolute dënon ashpër ndërhyrjet terroriste në Siri sidomos nga ” Brigadat e Al-Quds, Gardës Revolucionare të Iranit dhe grupeve të milicisë si Hezbollahut, Asa’ib Ehl-Haq dhe Liwa ‘Ebu el-Fadl el-Abbas. ” Rezoluta “shpreh shqetësimin e thellë se përfshirja e tyre e përkeqëson më tej situatën e keqe në Republikën Arabe të Sirisë, duke përfshirë të drejtat e njeriut dhe gjendjen humanitare, e cila ka një ndikim negativ serioz në rajon.”
Në nenin 25, rezoluta po ashtu dënon fuqishëm të gjitha sulmet kundër opozitës së moderuar siriane dhe bën thirrje për ndërprerjen e tyre të menjëhershëm, duke pasur parasysh se nga sulme të tilla përfitojnë grupet terroriste dhe ato kontribuojnë në një përkeqësim të mëtejshëm të situatës humanitare.
Përfaqësuesi i regjimit klerikal e kundërshtoi në mënyrë të paturpshme rezolutën dhe theksoi vendosmërinë e regjimit iranian për të vazhduar politikat e tij kriminale për të luftuar dhe masakruar popullin e Sirisë. (Agjencia shtetërore e Fars News, 15 nëntor, 2016)
Regjimi iranian ka përsëritur vazhdimisht se në qoftë se ai nuk lufton në Siri, shtyllat e sundimit të tij në Teheran do të rrezikohen. Për këtë arsye, liderët e regjimit e quajnë haptazi Sirinë si provincën e 35 të Iranit. Në shkurt 2016, Khamenei tha: “Në qoftë se mbrojtësit e Mauzoleut të Shenjtë (e Hazret Zeinebes) nuk do të luftonin (në Siri), neve do të na duhet të luftojmë në (provincat perëndimore iraniane) Kermanshah dhe Hamedan.”
Kryetari i fashizmit fetar që sundon në Iran, Hassan Rouhani, gjithashtu bëri një pohim të paparë më 8 shkurt 2016, kur tha: “Në qoftë se Forcat tona të Armatosura nuk do të ruanin sigurinë e vendit tonë, në qoftë se komandantët tanë trima nuk do të ngulmonin në Bagdad, Samarra , Falluxha, Al-Ramadi, etj, në qoftë se ata nuk do të ndihmonin Qeverinë e Sirisë në Damask dhe Aleppo, po të mos ishte për guximin e Ushtrisë, rojeve të (IRGC), forcave (paramilitare) Bassij, dhe Forcave të sigurisë së Shtetit, nuk do të kishim asnjë siguri që të na mundësonte të ruanim një negociim kaq mirë. “
Të nesërmen, Ali Shamkhani, sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të regjimit dhe një nga të besuarit e Rouhanit, bëri komentin e mëposhtëm në ceremoninë e varrimit të Gardës Revolucionare të vrarë në Siri. Ai tha se në qoftë se ata nuk do të ishin vrarë në Siri, “Teherani ynë do të ishte i pasigurt, Hamedan-i dhe Ahwaz-i ynë do të ishin të pasigurt.” Ai kërcënoi vendet perëndimore dhe rajonale dhe shtoi: “Duke qenë se kemi me bëjmë me nxitësit rajonalë dhe ndër-rajonalë të terrorizmit, do të kryejmë çdo veprim të mundshëm në fusha të ndryshme.”
Regjimi klerikal i Iranit është burimi kryesor i krizës në Siri, shkaku kryesor i fuqizimin dhe zgjerimit të Daesh-it (ISIS / ISIL) në Siri, dhe përhapjes së terrorizmit në një pjesë të madhe të botës. Nxjerrja e regjimit klerikal dhe IRGC dhe Forcave Quds nga Siria është hapi i parë dhe më i rëndësishëm drejt dhënien fund të krizës në Siri. Çdo zgjidhje që nuk përfshin dëbimin e plotë të regjimit iranian dhe forcave të saj nga Siria, është e dënuar të dështojë.
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës të Iranit
16 nëntor 2016