Shkruar nga Hamideh Taati
Përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare jo-qeveritare po e ngrenë zërin kundër abuzimeve me të drejtat njerëzore që kryhen nga regjimi i Iranit dhe po bëjnë thirrje për një hetim të Kombeve të Bashkuara lidhur me masakrën e të burgosurve politikë në 1988-ën, në seancën e 42-të të Këshillin e të Drejtave Njerëzore të OKB-së në Gjenevë.
Masakra e 1988-ës në Iran, një krim kundër njerëzimit në të cilin janë ekzekutuar rreth 30,000 të burgosur politikë kryesisht të lidhur me opozitën kryesore Muxhahedinët e Popullit (PMOI, Mujahedeen-e Khalq ose MEK), u diskutua në një ‘dialog interaktiv’ në këtë këshill më 11 shtator 2019.
Përfaqësues të OJQ-ve folën duke iu drejtuar Bernard Duhaime, Kryetarit të Grupit të Punës të OKB-së mbi Zhdukjet e Detyruara apo të Pavullnetshme, dhe Fabian Salvioli-t, Raportuesit Special të OKB-së mbi Promovimin e së Vërtetës, Drejtësisë, Riparimit, dhe Garancisë së mos-përsëritjes.
Informacion mbi Masakrën e 1988-ës në Iran:
- Mbi 30,000 të burgosur politikë janë masakruar në Irangjatë verës së 1988-ës.
- Masakra u krye në bazë të një fatwa nga Khomeini.
- Shumica dërrmuese e viktimave ishin aktivistë të opozitës Muxhahedinët e Popullit (PMOI, Mujahedin-e Khalq ose MEK).
- Të gjitha dënimet me vdekje miratoheshin nga Komisionet e Vdekjes.
- Alireza Avaei, një prej anëtarëve të Komisioneve të Vdekjes, është sot Ministër i Drejtësisë në kabinetin e Hassan Rouhani-t.