E martë, 02 Gusht 2016
Të paktën 20 të burgosur janë vrarë në një ekzekutim masiv
Në vijim është një raport i botuar nga Express ne Britani në lidhje me masakrën brutale të të burgosurve suni sot në Iran:
Express
“Ju jeni shumë vonë ‘-familjaret nuk lejohen për ti dhënë lamtumirën e fundit para ekzekutimit masiv në Iran
FAMILJARET jane përgatitur për ti dhënë lamtumirën e fundit përpara një ekzekutimi në masë por ju tha nga zyrtarët e burgut se ata ishin shumë vonë dhe të dashurit e tyre tashmë kishin vdekur.
Nga KATIE MANSFIELD
Publikim: 20:45, E martë, 2 Gusht, 2016 | Azhornim: 20:54, , E martë, 2 Gusht, 2016
Të afërm të të burgosurve iu tha që këtë mëngjes të vizitonin për herë të fundit të burgosurit, por kur ata arritën ata ju tha se të ata tashmë ishin varur.
Në vend ti jepnin lamtumirën e fundit, familjet ju komunikua që të tërhiqnin nga morgu trupat.
Ekzekutimi masive u zhvillua në burgun Gohardasht këtë mëngjes në Iran, ku u varën të paktën 20 të burgosur sunitë.
Prison Gohardasht ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe besohet se ekzekutimet u kryen përpara në mënyrë që të shmangin protestat.
Ekzekutimi masiv është kritikuar nga Këshilli Kombëtar i Rezistencës në Iran (NCRI), të cilët janë duke luftuar për më shumë të drejta të njeriut në Republikën Islamike.
Shahin Gobadi, i Komitetit të Punëve të Jashtme në NCRI, ka thënë se: “Ky është një precedent që kryhet për një kohë të gjatë nga regjimi i cili më parë kryen ekzekutimin e të burgosurve dhe më pas informon familjet e tyre.
“Një shpjegim për këtë është se regjimi ka frikë nga një reagim publik dhe nga protestat jashtë burgut nga ana e familjareve për të ndalur ekzekutimet.
“Kjo është shumë mizore që asnjë nga nënat dhe baballarët nuk kanë arritur ti japin lamtumirë e fundit të dashurëve të tyre.”
Disa nga trupat ishin varrosur me ngut në varrezat e Zahra Behesht-e.
Të burgosurit ishin shtyrë me forcat e sigurisë për orë të tëra. Raportohet se të burgosurve i janë lidhur me zinxhir duart dhe këmbët, i kanë mbyllur gojën dhe i kanë mbuluar kokën me qese.
Besohet se ata u zhvendosën në një vend të fshehtë në prag të ekzekutimit në masë.
Autoritetet e burgut kanë prerë linjat e telefonit në ndërtes dhe nuk i kanë vendosur të burgosurit në rradhën gjatë ekzekutimit.
Maryam Rajavi Presidente e Zgjedhur e Rezistencës Iraniane, tha se ekzekutimi ishte një “krim i tmerrshëm kundër njerëzimit.”
Varjet vijnë gjatë 28 vjetorit të ekzekutimeve të 1988 në të cilat mijëra të burgosur u ekzekutuan nga shteti në një seri vrasjesh për një periudhë pesë mujore.
Shahram Ahmadi është në mesin e të burgosurve sunitë të ekzekutuar.
Burimi: http://www.express.co.uk/news/world/695946/Iran-mass-execution-prison-heartbreak-families-miss-goodbye-officials-say-too-late
Disa prej të burgosurve të vrarë gjatë ekzekutimit masiv