Saturday, July 27, 2024

Irani: Tubime dhe protesta në Kermanshah, Paveh, dhe Ilam

E Enjte, 09 Qershor 2016

NCRI – Disa protestat u mbajtën në të gjithë Iranin të mërkurën, më 8 qershor, Sipas njoftimeve lokale.
Duke përfshirë punëtorë e furrave të bukës në qytetin Paveh,në Iranin perëndimor, pastruesit e rrugëve të komunës në Kermanshah, në perëndim të Iranit, stafi i Departamentit të Ujërave dhe Kanalizimeve në Kermanshah dhe një grup i personelit kontraktor të qendrës së emergjencës mjekësore në Ilam, në Iranin perëndimore .

Grupi i furrtarëve organizoi një tubim para qeverisë për të protestuar kundër reduktimit të kuotave të miellit dhe kërkoi që regjimi të ndajë më shumë kuota veçanërisht gjatë muajit të Ramazanit.
Veç e veç, pastruesit e rrugëve u mblodhën në oborrin e komunës Kermanshah për të protestuar kundër mospagesës së rrogave të tyre e shtyrë për gjashtë muaj. Gjatë tubimit, tre punëtorë u përleshën me agjentë e regjimit shtypes që u përpoqën të prishnin mbledhjen e tyre. Punëtorët ishin kërcënuar me shkarkimin nga agjentë të regjimit.
Më vonë stafi i Departamentit të Ujërave dhe Kanalizimeve në qytetin e Kermanshah organizoi një protestë jashtë departamentit të vendosura në Bulevardin e Grave në Qarkun Resalat dhe kërkoi pagesën e menjëhershme të pagave të shtyrë për katër muaj.

Sipas një raporti të veçantë, një grup i punëtorëve kontraktuese dhe stafi i qendrës së emergjencës mjekësore në Ilam u mblodhën jashtë qendrës mjekësore të mërkurën për të protestuar kundër mospagesës së tre muajve rrogë dhe përfitimet e tyre, duke kërkuan që autoritetet të zgjidhur këtë problem.