Irani: Nënat kërkojnë ndjekjen e autorëve të masakrës së 1988

803

E martë, 13 Shtator 2016

Nëna aktiviste, të njohura si Nënat e Laleh Park, dhe të afërmit e të burgosurve politikë, dhanë një deklaratë më 11 shtator 2016, duke bërë thirrje për ndjekjen penale të autorëve të masakrës së të burgosurve politikë në vitin 1988.

 

NCRI – Në deklaratën e tyre, këto nëna tha se “vrasja grup pas grupi e të burgosurve politikë në verën e vitit 1988 (ishte) një masakër politike” viktimat e të cilit “u gjykuan padrejtësisht në gjyqet me dyer të mbyllura dhe u dënuan me ekzekutim pa dijeninë e familjeve të tyre.”

Ata përmendën kushtetutën e Gjykatës Penale Ndërkombëtare në Nuremberg dhe e përshkruan masakrën e të burgosurve politikë në vitin 1988 si “krim kundër njerëzimit” dhe “genocid”.

Nënat shtuan: “Regjimi i Republiës Islamike mbeti i heshtur për 28 vitet e fundit për të mbrojtur sekretet e saj për të mos dalë në dritë. Megjithatë, nënat (e Laleh Park) dhe familjet e Khavaran (varrezat që strehuan viktimat e masakrës së 1988), si dhe të tjerë aktivistë janë përpjekur në forma të ndryshme gjatë këtyre viteve në Iran dhe jashtë vendit për të kërkuar drejtësi për viktimat, të thyejnë këtë heshtje, dhe të detyrojnë regjimin të mbajë përgjegjësi. “

Nënat e Laleh Park në deklaratën e tyre kanë kërkuar detajet përmbledhëse të gjykimeve dhe mekanizmin e dhënies së vendimeve me vdekje, vendet e varrimit, dhe dëshirat e fundit të viktimave. Ato deklaruan, “Ne kërkojmë drejtësi ndaj të gjithë zyrtarëve të regjimit të cilët ishin të përfshirë në krimet e viteve 1980 dhe veçanërisht në masakrën e të burgosurve politikë në vitin 1988. Duam largimin nga pushteti, ndjekjen dhe dënimin e të gjithë kriminelëve të cilët mbajnë sot postet më të larta gjyqësore dhe ekzekutive. “

Burimi: http://women.ncr-iran.org/iran-women-news/3102-iran-mothers-demand-prosecution-of-perpetrators-of-1988-massacre