Rezistenca iraniane u bën thirrje të gjithë mbrojtësve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe të të drejtave të grave të ndërmarrin veprime të menjëhershme dhe të efektshme për të shpëtuar jetën e dy të burgosurve në grevë urie, znj. Golrokh Iraee dhe Sohail Arabi, të cilët janë në rrezik.
Golrokh Iraee, një e burgosur politike e syrgjynosur në burgun e Qarechak në Varamin, është në gjendje të tmerrshme në javën e saj të tretë të grevës së urisë. Znj. Atena Daemi dhe Znj. Golrokh Iraee, u transferuan nga burgu Evin në atë të Qarechak-ut në Varamin për mbështetje të kryengritjes në janar. Në burgun e Qarechak-ut, të burgosurit janë të privuar nga kushtet minimale dhe rrezikohen nga zhvillimi i hepatitit dhe sëmundjeve të tjera për shkak të mbi përqendrimit të të dënuarve ordinerë dhe atyre të infektuar me sëmundje ngjitëse.
I burgosuri politik Sohail Arabi, i cili ishte internuar në burgun e Madh të Teheranit, është në një situatë të tmerrshme pas 29 ditësh grevë urie. Krye xhelati Haji Moradi, i ashtuquajturi kujdestari i burgut, ka thënë me egërsi se edhe nëse Sohail Arabi vdes, ai nuk do të dërgohet në spital.
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
21 shkurt 2018