E diel, 27 gusht 2017 15:07
Nga stafi i NCRI
NCRI – I burgosuri politik, Arzhang Davoudi ka hyrë në grevë urie dhe mjekësore që nga 20 gushti 2017, në burgun e Zabulit në juglindje të Iranit për të shprehur solidaritet me të burgosurit e burgut Gohardasht. Ai vuan nga diabeti dhe sëmundjet e zemrës. Sapo dëgjoi për
grevën e të burgosurve politikë në burgun e Gohardasht, edhe ai filloi grevën e tij për t’i mbështetur ata dhe po ashtu për të protestuar kundër gjendjes së keqe të Burgut të Zabulit. Arzhang Davoudi gjithashtu ka njoftuar se nuk do ta ndalë grevën nëse nuk plotësohen kërkesat. Ky i burgosur politik është mbajtur në izolim dhe është nën presion për më shumë se 10 ditë.