Thursday, March 28, 2024

Iran: Vendosja e Mesazheve dhe Fotove të Udhëheqjes së Rezistencës në Teheran e Qytete të Tjera

Iran, 7 janar: Njësitë e Rezistencës të MEK kanë vënë postera e mesazhe të Maryam Rajavi-t, Presidentes së zgjedhur të NCRI-së, dhe Massoud Rajavi-t, Liderit të Rezistencës Iraniane, në Teheran e në qytete të tjera.

Ka ardhur koha të çlirohet Irani nga pushtimi i mullahëve; personeli patriotik duhet t’i bashkohet popullit

Më 7 dhe 8 janar 2020, njësitë e rezistencës vunë postera dhe mesazhe të Znj. Maryam Rajavi, Presidentes së zgjedhur të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), dhe Z. Massoud Rajavi, Liderit të Rezistencës Iraniane, në Teheran, Mashhad, Isfahan, Shiraz, Tabriz, Rasht, Qazvin, Ahvaz, Kermanshah, Borazjan, dhe qytete të tjera.

Në disa prej këtyre posterave shkruhet, “Mesazh kombit të lidhur me zinxhirë: Bekuar qofshin shpirtrat e martirëve. Është koha të ngrihemi,” “Eliminimi i Soleimani-t është një goditje e rëndë për regjimin e mullahëve,” “Marrja fund e Soleimani-t e përshpejton më tej përmbysjen e regjimit,” “Përmbysja e armikut anti-njerëzor është e sigurtë,” “Është koha të çlirohet Irani nga pushtimi i mullahëve,” “Bota duhet ta dijë që Massoud Rajavi është udhëheqësi ynë,” dhe “Është koha që forcat e armatosura t’i ulin armët dhe që personeli patriotik i ushtrisë t’i bashkohet popullit.”

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit

9 janar 2020

Teheran – Autostrada Fat’h

Foto dhe mesazhe të Znj. Maryam Rajavi, Presidentes së zgjedhur të NCRI-së, dhe Z. Massoud Rajavi, Liderit të Rezistencës Iraniane

 

Karaj

Foto dhe mesazh i Znj. Maryam Rajavi, Presidentes së zgjedhur të NCRI-së

 

Borazjan

Foto dhe mesazh i Znj. Maryam Rajavi, Presidentes së zgjedhur të NCRI

 

Isfahan – Rruga Bozorgmehr

Foto dhe mesazh i Z. Massoud Rajavi, Liderit të Rezistencës Iraniane

 

Mashhad – Rruga Hasemiyeh

Foto dhe mesazh i Z. Massoud Rajavi, Liderit të Rezistencës Iraniane

 

Shiraz

Foto dhe mesazh i Z. Massoud Rajavi, Liderit të Rezistencës Iraniane