E Diel, 13 Shtator 2015
NCRI – sindikalisti Iranian Shahrokh Zamani, një i burgosur i ndërgjegjes, u gjet i vdekur në rrethana të dyshimta të dielën në burgun Gohardasht (Burgu Rajaei Shahr) në qytetin Karaj, në veri-perëndim të Teheranit.
Shohrokh Zamani, 51 vjec, një aktivist i punës dhe piktor, u arrestua në fund të qershorit të vitit 2011. Ai ishte torturuar në burg dhe në raste të shumta ka hyrë në grevë urie për të protestuar trajtimin e tij brutal dhe vazhdimin për kushtet çnjerëzore të burgut.
Z. Zamani i cili kishte qenë duke vuajtur nga sëmundje të ndryshme ka qenë i privuar të kryente kujdes mjekësor, ndërkohë që ishte në burg.
Z. Zamani u gjet i vdekur në shtratin e tij nga të arrestuarit e tjerë të cilët kishin qenë në kërkim të tij, mbasi ai nuk u shfaq gjatë kohës së pushimit të drekës.
Regjimi Iranian ka mbajtur Z.Zamani mbi akuzat e “aktiviteteve kundër sistemit” dmth regjimit Iranian.
Ndërsa ishte në burg, zoti Zamani ishte i përfshirë në mënyrë aktive në aktivitetet me të burgosurit politikë që mbështesin protestat kundër regjimit Iranian, duke dënuar shkeljet e të drejtave të njeriut në Iran, duke dënuar dhe pazarllëqet e regjimit Iranian në punët e brendshme të vendeve të rajonit.
Në një numër deklaratash, Amnesty International u ka bërë thirrje për lirimin e tij të menjëhershëm duke e përshkruar atë si “një i burgosur i ndërgjegjes së mbajtur vetëm për aktivitetet e tij paqësore të sindikatave.”