E martë, 8 shtator, 2015
NCRI – Ashtu sikuse shkollat u hapën, mësuesit fisnik e liridashës përgatiten për mbledhjen e tyre në mbarë vendin dhe të protestojnë në Ditën Ndërkombëtare Mësuesit më 5 tetor. Masat shtypës ndaj këtyre mësuesve aktivistëve janë intensifikuar.
Më 6 shtator 2015, elementë të inteligjencës regjimi iranian kanë arrestuar aktivistin dhe mësuesin Z. Mahmud Beheshti Langeroudi dhe kanë konfiskuar disa nga sendet e tij personale në shtëpinë e tij. Një ditë para arrestimit të tij (më 5 shtator), ai kishte ngritur çështjen e mësimdhënies bashkë me Mohammad Bagher Nobakt dhe kërkonte diskutim me kryetarin i qeverisë së Hassam Rouhani.
Në mënyrë të ngjashme, më 31 gusht, dy mësuesit e tjerë, zotërinjtë Mohammadreza Neiknejad dhe Mehdi Bohlouli, u arrestuan.
Më 3 shtator 2015, shoqata e arsimtarëve i quajti akuzat ndaj mësuesve të kapur si “mbrojtje të të drejtave të mësuesve “, “këshillim dhe respektimin e të drejtave të nxënësve”, “kundërshtim për të kthyer arsimin në një tregti” dhe duke theksuar mbi nevojën për “Edukimin e lirë e të përgjithshëm”. Ajo vazhdoi të theksojë se qeveria e Rouhanit nuk ka “futur ndonjë ndryshim rrënjësor, pavarësisht parullave saj e zhurmshme”.
Ndërkohë, Messrs. Esmail Abdi, Resul Bodaqi dhe Aliakbar Baghbani vazhdojnë të vuajnë dënimin në burg nën akuzat e Mullaheve me arsyen e “propagandës kundër sistemit” dhe “aktivitete kundër sigurisë kombëtare”. Z. Bodaqi është duke u mbajtur në burg edhe pse dënimi i tij ka përfunduar.
Znj Soheila Sadek, Kryetare e Komitetit të Arsimit të Këshillit Kombëtar të Rezistencës të Iranit, i bëri thirrje organeve ndërkombëtare të arsimit dhe sindikatave të mësuesve në vende të ndryshme për të dënuar shtypjen e mësuesve dhe shkeljen e të drejtave të tyre themelore nga diktatura teokratik, për të mbështetur kërkesat e mësuesve iranianë dhe grumbullimin e tyre të ardhshëm në mbarë vendin më 5 tetor.
Ajo shtoj: “Regjimi i shkatërruar dhe i korruptuar i velayat-e faqih që shpenzon të gjitha pasuritë e popullit iranian në projektet anti-nacionaliste, bërthamore, luftënxitës të saj në rajonal dhe masakërat e libanezëve sirianëve, irakianëve, popullit te Jemenit, nuk shqetësohet për jetesën e mësuesve, punëtorëve dhe kushtet e arsimimit për fëmijët, të rinjtë iranianë e as për prosperitetin dhe përparimin e popullit. Për sa kohë që ky regjim është në pushtet, kriza ekonomike dhe sociale vetëm do të përshkallëzohet. Duke i dhënë fund varfërisë, inflacionin, papunësinë dhe gjendjes së neverishme të arsimit në Iran i cili kushtëzohet nga përmbysja e fashizmit teokratik dhe vendosja e demokracisë në Iran.”
Komisioni i Edukimit të Këshillit Kombëtar të Rezistencës të Iranit
8 shtator 2015