Të shtunën më 30 dhjetor, në ditën e tretë të kryengritjes mbarëkombëtare, flakët e kryengritjes kundër regjimit klerikal u bënë më intensive dhe njerëzit, veçanërisht gratë dhe të rinjtë e qyteteve të ndryshme u përballën me sulmet e forcave represive dhe pushtuan shumë qendra qeveritare .
Në Shiraz, njerëzit e zemëruar dogjën flamujt e Ghassem Soleimanit, komandant i forcës terroriste Quds. Ata u sulmuan nga forcat e IRGC në biçikleta kur këndonin slogane kundër Khameneit, dhe mes tyre ndodhi një përplasje e ashpër.
Në Teheran, gjatë rrëzimit të flamurit të Khameneit pranë qendrës “Meghdad” në rrugën Azadi, u zhvillua një konfrontim i ashpër mes mercenarëve dhe demonstruesve. Në rrugën Ferdowsi, demonstruesit gjithashtu dogjën një numër posterash dhe flamujsh të agjentëve të regjimit. Po ashtu dogjën goma për të bllokuar kalimin e forcave represive.