NCRI – Të shtunën 24 dhe të dielën 25 dhjetor 2016, punëtorët në disa qytete protestuan kundër gjendjes së tyre të keqe të jetesës dhe për rrogat e prapambetura. Përveç kësaj, studentët e diplomuar të Universitetit të Naftës dhe të Teknologjisë bënë një protestë kundër gjendjes së punësimit.
Aktivistët e sindikatave të qytetit Talesh thanë se punëtorët protestues kërkonin që t’u paguheshin së paku rrogat e prapambetura të dhjetë muajve të fundit dhe sigurimet e 3 muajve. Për fat të keq, kërkesat e tyre deri tani ende nuk janë plotësuar.
Sipas raportit, rreth 700 punëtorë të sektorit të prodhimit u mblodhën në zonën e fabrikës duke kërkuar pagesën e rrogave të tyre.
Këta punëtorë kanë protestuar edhe kundër pagesave 3-mujore të prapambetura dhe llogaritë e arkëtueshme të mërkurën 21 dhjetor 2016. Po ashtu, punëtorët e kompleksit agroindustrial të Mahabadit kanë protestuar për 25 ditë rresht. Ata njoftuan se nuk do të ndalin protestën derisa kërkesat e tyre të plotësohen.
Sipas informimit të Agjencisë së lajmeve Tasnim, e lidhur me Forcat Qods, një grup të diplomuarish të Universitetit të Naftës dhe Teknologjisë është mbledhur për herë të 4-t para Parlamentit të dielën 25 dhjetor 2016 për të protestuar kundër statusit të papërcaktueshëm të punësimit në kompaninë kombëtare të naftës nga qeveria dhe në veçanti nga Ministria e naftës.