Sunday, September 8, 2024

Iran: Më shumë se 90% e të paraburgosurve janë nën moshën 25 vjeç

Gjenerali i brigadës i IRGC Hossein Zolfaghari, zëvendës shefi i sigurisë i Ministrisë së Brendshme, kërcënoi protestuesit të hënën, më 1 janar se do të përforconte kontrollin, duke pranuar se më shumë se 90 përqind e të burgosurve janë të rinj dhe adoleshentë me moshë mesatare nën 25 vjeç.

ILNA, agjencia shtetërore e lajmeve, shkroi më 1 janar se të dielën autoritetet e zbatimit të ligjit dhe autoritetet gjyqësore kishin raportuar se më shumë se 400 vetë u arrestuan gjatë protestave të fundit.

Sipas njoftimeve paraprake, numri i të paraburgosurve arriti në 1000 nga e diela, 31 dhjetor. Përveç kësaj, natën e së dielës, forcat  e IRGC dhe mercenarët e veshur civilë  arrestuan një numër të madh njerëzish dhe të rinjsh në Mashhad. Më parë, një numër njerëzish gjithashtu ishin arrestuan në Qazvin dhe Qaemshahr.