Edhe pse koha e burgimit të tij ka marrë fund pothuajse një muaj më parë, i burgosuri politik Ali Moezi po mbahet ende në burgun e Teheranit të Madh.
Në fillim, ai supozohej të lirohej në maj të vitit të shkuar, por iu dhanë më shumë akuza “anti-qeveritare” dhe u dënua me një vit më shumë burgim. Kjo do të thotë se këtë vit, ai duhej ta kishte përfunduar dënimin, dhe duhej të ishte liruar. Megjithatë, nuk po ndodh aspak kështu.
Pavarësisht se vuan nga sëmundje të ndryshme fizike si kist në fshikëzën e urinës, sëmundje prostate, shqetësime në zorrë, dhe sëmundje veshkash, Moezi po detyrohet të rrijë në burg.
Përpara arrestimit të tij, Moezi kishte patur një operacion në fshikëzën e urinës, dhe për shkak të mungesës së stafit dhe pajisjeve mjekësore në burgun e Teheranit të Madh, gjendja e tij u përkeqësua shumë. Megjithatë, autoritetet kanë refuzuar ta lirojnë apo ta transferojnë në një spital për trajtim.
Historia e akuzave të Moezi-it fillon që në vitet ‘80. Në nëntor 2007, ai u dënua me dy vjet burgim diskret dhe tre vjet burgim të pezulluar. Pak pasi përfundoi dy vitet, ai u arrestua sërish në maj 2011, për mbështetjen ndaj Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (njohur edhe si Mujahideen-e-Khalq). Më pas ai u dënua me 4 vjet burg, që do të thotë se duhej të lirohej në prill 2015.
Megjithatë, në dhjetor 2015, Gjykata Revolucionare Islamike (Dega Nr. 15) i shtoi atij edhe më shumë akuza “anti-qeveritare”, gjë që i shtoi edhe dy vite burgim, pa të drejtë avokati.