Thursday, September 12, 2024

Iran: Khamenei vendos rekord të ri ekzekutimi: Të paktën 29 të ekzekutuar të mërkurën

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)

26 të burgosur u ekzekutuan në burgun e Qezelhessarit dhe tre të tjerë, mes tyre dy gra në burgun qendror të Karajit.

Zonja Raxhavi lëshon një apel urgjent ndërkombëtar për të shpëtuar të burgosurit e dënuar me vdekje dhe për të sjellë liderët e regjimit para drejtësisë.

Raportet e përditësuara konfirmojnë se të paktën 29 të burgosur janë ekzekutuar të mërkurën, 7 gusht: 26 në burgun e Qezelhessarit dhe 3, përfshirë 2 gra, në burgun qendror të Karajit. Në prag të shpalljes së kabinetit të presidentit të tij të ri dhe duke pasur frikë nga kryengritjet e mundshme, Ali Khamenei ka vendosur një rekord të ri të zymtë për ekzekutime, të paparë në tre dekadat e fundit.

Numri i të vdekurve nga ekzekutimet gjatë katër ditëve të fundit ka arritur në 42. Kjo shënon një hakmarrje të pamëshirshme nga Khamenei, gjyqësori i regjimit, Garda Revolucionare dhe presidenti i ri kundër qytetarëve iranianë që bëjnë thirrje për t’i dhënë fund diktaturës fetare në pushtet.

Zonja Marjam Raxhavi, Presidente e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), shprehu ngushëllimet e saj për familjet e viktimave sot. Ajo deklaroi se këto vrasje pa dallim vetëm sa do të forconin vendosmërinë e popullit iranian dhe rinisë rebele për të përmbysur regjimin. Zonja Raxhavi bëri thirrje për veprim të menjëhershëm nga OKB-ja dhe BE-ja për të shpëtuar të burgosurit e dënuar me vdekje dhe për t’i referuar shkeljet e të drejtave të njeriut nga Irani në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke kërkuar që liderët e regjimit të sillen para drejtësisë.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)

7 gusht 2024