Tuesday, January 31, 2023

IRAN: IRGC Vret Një Protestues dhe Plagos Disa të Tjerë

Nga Shahriar Kia

Një protestues u vra dhe disa të tjerë u plagosën në Iran të mërkurën teksa Garda Revolucionare (IRGC) hapi zjarr mbi banorët e fshatrave përreth Susangerd dhe Dashte Azadegan në provincën Khuzestan.

Protestuesi që humbi jetën është identifikuar nga vendasit si Abud Rabie. Ai u qëllua në qafë nga IRGC.

Banorët vendas, të cilët po përgjigjeshin me vetë-mbrojtje ndaj njësive të IRGC-së siç tregohet në videot online, kishin ndërtuar barriera për të mos lejuar që ujërat e përmbytjeve të arrinin në fermat e tyre, por IRGC i hapi ato për ta larguar ujin nga puset e naftës që janë nën kontrollin e IRGC-së.

Kjo përleshje i ka shtuar shqetësimet e Regjimit se trazirat e popullit lidhur me përmbytjet, të cilat kanë prekur tashmë 28 nga 31 provincat e Iranit duke lënë qindra të vdekur, mund të kërcënojnë sigurinë kombëtare.

Sigurisht, ky zemërim publik ka ardhur ngaqë zyrtarët e regjimit nuk i kanë parandaluar dëmet e përmbytjeve, nuk u kanë ofruar ndihma të prekurve, dhe as nuk kanë shpëtuar madje të bllokuarit. Në vend të këtyre ndërhyrjeve, ndërsa dhjetëra mijëra njerëz detyrohen të jetojnë nëpër çadra (ose nën qiell të hapur), Regjimi shqetësohet më shumë se si t’i shtypë protestat.

Edhe shefi i forcave tokësore të IRGC-së, Mohammad Pakpour, e ka kritikuar përgjigjen e qeverisë. (Megjithatë, duhet të mos harrojmë që kjo është thjesht provë e grindjeve të brendshme midis administratës dhe IRGC-së, pasi IRGC nuk ka dashur t’ia dijë kurrë për popullin iranian.)

Ai tha: “Ka tepër shumë probleme, nuk ka menaxhim. Asnjë zyrtar i qeverisë nuk guxon të shkojë atje, është e tmerrshme. Zoti është dëshmitar që ata janë shumë të zemëruar. Sapo kam mundur t’u largohem. Janë shumë të mërzitur. Janë shumë të zemëruar. Epo, janë në një situatë shumë të tmerrshme.”

Tëitter Ads info and privacy

Në një video të postuar në mediat sociale, banorët në Poldokhar mund të shihen teksa mallkojnë Mohsen Rezaie, një oficer i lartë ushtarak i IRGC-së, i cili aktualisht mban postin e sekretarit të Këshillit të Përcaktimit të Ekspediencës, dhe që vizitoi qytetin.

Një burrë bërtiti: “Çfarë po kërkon këtu? Ik shporru kafshë! Shporruni ju hajdutër! Bëj një selfie dhe vëre mbi varrin e nënës tënde, ti njeri i pandershëm!”

Tëitter Ads info and privacy

Hamid Reza Kazemi, një deputet i Parlamentit nga Poldoukhtar dhe Mamoulan, tha: “Gjysma e qytetit Poldokhtar, gjysma e qytetit Mamoulan dhe rreth 20 fshatra janë zhytur plotësisht nën ujë. Ndihmat janë shumë të kufizuara për shkak se sillen me helikopterë, pasi shtrirja e zonave të përmbytura është shumë e madhe. Rrugët e komunikimit të rreth 100 fshatrave janë ende të bllokuara … Fshatarët janë strehuar nëpër male dhe nuk kanë kushte. … Ndihma duhet të jepet më gjerësisht, pasi shtrirja e zonave të përmbytura është shumë e madhe dhe ndihmat duhet t’u jepen njerëzve më shpejt. “