
E Enjte, 10 Dhjetor 2015
NCRI – Një grua është dënuar me gjuajtje me gurë, sharje, dhe 25 vjet burgim në veri të Iranit, njoftoi media shtetërore vendase, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.
Gruaja, e cila është identifikuar vetëm me inicialet “A.Kh.”, u dënua në një gjykatë në Provincën Gilan së bashku me dy burra të tjerë për pjesëmarrje të dyshuar në vrasjen e bashkëshortit të saj.
Njëri prej dy burrave, të identifikuar me inicialet AP, u dënua me vdekje, ndërsa tjetrit i ishte dhënë një dënim me 25 vjet burg.
Media shtetërore vendase njoftoi të shtunën për dënimin, por gjyqësia e regjimit Iranian nuk ka publikuar zyrtarisht ndonjë informacion mbi aktgjykimet.