Friday, September 20, 2024

Iran: Grevat Vazhdojnë për të 23-tën Ditë në Baneh Pavarësisht nga Masat Shtypëse

 

Të hënën, pavarësisht premtimeve boshe dhe masave shtypëse të ndërmarra nga regjimi iranian, pronarët e dyqaneve dhe tregtarët në qytetin perëndimor të Baneh vazhduan grevën e tyre për ditën e njëzetetretë për të protestuar ndaj mbylljes së kufijve dhe rritjes së tarifave si dhe zhvatjeve nga portierët e kufirit dhe bizneset e vogla.

Gjatë ditëve të fundit, forcat e sigurisë së regjimit kanë arrestuar një numër grevistësh të cilët nuk iu dorëzuan presioneve të ushtruara nga ministria e inteligjencës e regjimit. Të tjerë janë vënë në ndjekje penale.

Të premten mbrëma, më 4 maj, pati një përplasje ndërmjet popullit dhe forcave shtypëse që zgjati deri në mëngjes, gjatë së cilës të paktën dhjetë protestues u arrestuan.

Duke përshëndetur popullin dhe tregtarët grevistë të Baneh, Rezistenca Iraniane bën thirrje për mbështetje dhe solidaritet me portierët e kufirit dhe grevistët dhe u bën thirrje të gjithë përkrahësve ndërkombëtarë të të drejtave të njeriut të ndërmarrin veprime urgjente për lirimin e menjëhershëm të atyre që janë arrestuar gjatë këtyre protestave.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit

7 maj, 2018