Të premten, më 1 qershor, greva e shoferëve të kamionëve dhe automjeteve të rënda hyri në ditën e njëmbëdhjetë dhe grevistëët në qytete të ndryshme përfshirë Mashhad, Isfahan, Zarrinshahr, Najaf Abad, Shiraz, Fasa, Darab, Khorramshahr, Andimeshk, Behbahan, Bandar Mahshahr, Zanjan, Qazvin, Saveh, Kermanshah, Kangavar, Kerman, Jalalabad, Jiroft, Baft, Anar, Rafsanjan, Bam, Bardsir, Siris, Zarand, Golgohar, Khorramabad, Aligoudarz, Shahrekord, Sari, Hamedan e të tjerë vazhduan grevën e tyre.
Greva po vazhdon ndërsa regjimi klerikal përpiqet ta shtypë atë në mënyra të ndryshme dhe me masa represive apo mashtruese. Këto masa përfshijnë arrestimin e disa shoferëve, kërcënimin dhe frikësimin e grevistëve, djegien e kamionëve të grevistëve në Yazd, përdorimin e kamionëve të ushtrisë së regjimit të mullahëve dhe premtimet boshe.
Greva 11 ditore e shoferëve të kamionëve dhe automjeteve të rënda ka ndikuar në shumë sektorë të tjerë të ekonomisë dhe ka krijuar probleme serioze për regjimin. Në veçanti, më shumë se 90% e mallrave dhe pasagjerëve transportohen nga automjetet e transportit rrugor. Politikat anti-popullore të regjimit të mullahëve që kanë shkatërruar ekonominë e vendit rëndojnë dyfish mbi shoferët e kamionëve dhe automjeteve të rënda. Përveç rritjes së kostove dhe inflacionit, këta shoferë vuajnë nga një rritje e zhvatjes nga regjimi nën pretekstin e komisioneve, taksave, etj.
Sekretariati i Këshillit Kombëtare të Rezistencës së Iranit
1 Qershor, 2018