Friday, September 13, 2024

Iran: Greva dhe protesta të punëtorëve, fermerëve, infermierëve, tregtarëve dhe njerëzve të plaçkitur në të katër anët e vendit

 Qindra fermerë në Isfahan protestuan ndanë urës Khaju dhe Organizatës së Ujit kundër refuzimit të regjimit për të dhënë të drejtat e ujit

Të mërkurën, më 7 mars, në të katër anët e qyteteve dhe fshatrave të vendit u përjetuan greva dhe protesta të njerëzve të privuar dhe pa të drejta.

  1. Punëtorët e Grupit Kombëtar të Çelikut në Ahvaz u mblodhën para zyrave të qeverisjes të regjimit në qytet në ditën e pesëmbëdhjetë të grevës së tyre, në shenjë proteste për mospagimin e rrogave dhe primeve, si dhe situatën e skajshme të jetesës së tyre dhe familjeve të tyre. Ata thërrisnin: Ne qëndrojmë, vdesim, marrim të drejtat tona. Protestat erdhën në një kohë kur një nga punonjësit e fabrikës, pas 10 vitesh pune të rëndë në fabrikë, vdiq nga sëmundja një ditë më parë për shkak të mungesës së burimeve adekuate për trajtim.
  2. Grevistët e Haft Tapeh sugar cane u sulmuan brutalisht nga forcat e policisë në ditën e katërt të grevës së tyre të përgjithshme dhe u përballën me ta. Regjimi klerikal i ka thirrur disa prej tyre në rajonin e policisë në vend që të merret me dhimbjet dhe problemet e punëtorëve.
  3. Qindra fermerë në Isfahan protestuan ndanë urës Khaju dhe Organizatës së Ujit kundër refuzimit të regjimit për të dhënë të drejta të ujit.
  4. Biznesmenët dhe tregtarët e qytetit të Daranit në provincën Isfahan mbyllën në mënyrë unanime dyqanet e tyre në shenjë proteste për rënien ekonomike dhe falimentimin.
  5. Punëtorët e hekurudhës të Isfahanit hynë në grevë në shenjë proteste për mospagimin prej disa muajsh të rrogave të tyre.
  6. Punëtorët e hekurudhës të Salmasit hynë në ditën e katërt të grevës së tyre.
  7. Në Shahroud, punëtorët e hekurudhës së bashku me punëtorët e hekurudhave të Semnanit dhe Damghanit vazhduan grevën dhe kërkuan rrogat dhe përfitime e papaguara për muaj.
  8. Punëtorët dhe punonjësit e kompanisë “Aluminium Iran” në Arak protestuan kundër transferimit të aksioneve të kompanisë tek Garda Revolucionare dhe njerëzit që i përkasin regjimit klerikal.
  9. Në Aligodarz, punëtorët e komunës u mblodhën para Këshillit Bashkiak në protestë kundër mospagimit të rrogave për katër muaj.
  10. Në Islamshahr, punëtorët e kompanisë Persian Gulf u mblodhën para ndërtesës së kompanisë dhe mbyllën rrugën.