Saturday, February 4, 2023

Iran: Fëmijë të tjerë të vdekur nga i ftohti në zonën e goditur nga tërmeti

NCRI – Megjithë mohimin e guvernatorit të provincës së Kermanshah të goditur nga tërmeti, disa deputetë dhe mediat e regjimit iranian raportojnë një rritje të shkallës së vdekshmërisë së fëmijëve për shkak të motit të ftohtë në zonat e goditura nga tërmetet.

Pas lajmit lidhur me vdekjen e disa fëmijëve për shkak të ngrirjes në zonat e goditura nga tërmeti në Kermanshah dhe konfirmimit nga dy anëtarë të parlamentit të regjimit, gazeta shtetërore Sharq shkroi të shtunën më 27 janar se të paktën tre fëmijë të tjerë kanë vdekur në këto zona.

Pas vdekjes së një fëmije katërmuajsh, u njoftua të shtunën se një fëmijë 17 vjeçar me aftësi të kufizuara dhe një fëmijë një vjeç e gjysëm vdiqën për shkak të motit të ftohtë në këto zona dhe mungesës së ndihmës ose vëmendjes mjekësore nga zyrtarët e regjimit.

 

Vdes nga të ftohtit foshnja në zonën e goditur nga tërmeti i Iranit

 

Gazeta shtetërore Sharq shkroi në raportin e saj të shtunën se përveç dy fëmijëve të vegjël, Sarina dhe Muhammed, të cilët sipas familjeve të tyre vdiqën në të ftohtin ngrirës në Kermanshahin e goditur nga tërmeti, për shkak të mungesës së një strehimi të duhur dhe kujdesit mjekësor, “dy fëmijë të tjerë dhe një tjetër adoleshente duhet t’i shtohen kësaj liste.”