E hënë, 17 prill 2017
NCRI – Regjimi anti-njerëzor i mullahëve më 12 prill vari 27-vjeçarin Rahman Hosseinpour ndërkohë që ai vuante nga sëmundje mendore në burgun Tabriz.
Ai merrte 30 tableta qetësuese në ditë dhe ishte i burgosur në repartin e psikoterapisë. Më 4 prill një tjetër i burgosur i sëmurë në burgun e Tabrizit u ekzekutua pas katër vjetësh burgimi. Më 11 prill, në të njëjtin burg dy vëllezër të sëmurë u sulmuan pasi kishin shkuar në klinikën e burgut dhe më vonë u transferuan në izolim.
Ekzekutimi i të burgosurve të sëmurë ose keqtrajtimi i tyre është në kundërshtim me disa traktate ndërkombëtare në të cilat Irani është anëtar nënshkrues.