Iran: Dy të rinj të tjerë të arrestuar në kryengritje vdiqën në tortura

479

 Dy persona të tjerë të arrestuar në kryengritjet popullore në Iran vdiqën nga torturat e xhelatëve të regjimit Velayat-e faqih në Arak dhe Sanandaj.

Seyed Shahab Abtahi, një i ri 20-vjeçar, i cili qe arrestuar në Arak dy javë më parë, vdiq nga torturat e xhelatëve. Dhjetë ditë pas arrerstimit të tij, xhelatët e lanë trupin e dëshmorit para shtëpisë së të atit, ndërsa shenjat e goditjeve të shkopinjve në trupin e tij ishin të dukshme.

Para tij, një tjetër i arrestuar në kryengritjen popullore në Iran, Vahid Heidari, 22-vjeçar, shitës ambulant i marrë me forcë, u martirizua nga goditjet e shkopinjve. Policia e Provincës Markazi paraqiti gënjeshtrën absurde se ai ishte arrestuar për akuzën se i gjetën drogë dhe se ishte vetëvrarë në qendrën e paraburgimit të rajonit 12 të policisë së Arakut. Të paraburgosurit e kryengritjes në Arak u transferuan së pari në burgun qendror të Arakut dhe më pas në garnizonin Basij në të ashtuquajturën shesh të rezistencës. Një numër i të burgosurve janë transferuar në ndërtesën e shërbimeve informative në Arak, e cila është ngjitur me garnizonin e Bassij. Sipas udhëheqësve të regjimit, 396 persona u arrestuan gjatë kryengritjes në Arak dhe në qytete të tjera të krahinës Markazi.