Iran: Disa viktima të tërmetit në Kermanshah vdiqën për shkak të ngricës

390

 Sarina humbi jetën për shkak të të ftohtit dhe mungesës së strehimit për viktimat e tërmeteve në rajonin e Kermanshah

NCRI – I ftohti  ngrirës në Kermanshah mori jetën e disa banorëve të kësaj krahine të goditur nga tërmeti në Iran. Arsyeja për humbjen e këtyre njerëzve është injorimi dhe mungesa e kujdesit të zyrtarëve të regjimit iranian në situatën katastrofike të viktimave të tërmetit. Jetët e një numri njerëzish të tjerë në këtë zonë janë gjithashtu në rrezik.

Presidenti Hassan Rouhani dhe një numër zyrtarësh të tjerë të regjimit pas tërmetit të 12 nëntorit në Kermanshah u kishin premtuar banorëve të zonave të goditura nga tërmetet t’u siguronin njësi banimi për t’u vendosur në provincë para fillimit të dimrit, ose të paktën t’u ofronte atyre Conex për zgjidhje të përkohshme; premtim që ende mbetet për t’u përmbushur 75 ditë pas tërmetit.

Agjencia shtetërore e lajmeve ISNA, duke cituar Shahab Naderin, një anëtar  të parlamentit të regjimit, raportoi se disa banorë të tjerë të zonave të goditura nga tërmeti në Kermanshah vdiqën në të ftohtin ngrirës. Megjithatë, Naderi nuk dha informacion të mëtejshëm apo statistika specifike për numrin e njerëzve që humbën jetën në krahinë për shkak të ngrirjes.

Disa ditë më parë u botua një raport që tregonte se të paktën 4 banorë vdiqën në të ftohtin ngrirës në provincë.

Gjendja e jetës së viktimave të tërmetit raportohet të jetë shumë e tmerrshme dhe katastrofike. Sipas rrëfimit të zyrtarëve të regjimit, mijëra njerëz në zonë nuk kanë strehim adekuat në të ftohtin ngrirës  75 ditë pas tërmetit.