IRAN: Arrestimi i “4,600 të rinjve” gjatë kryengritjes së janarit 2018

461

Arrestimet e vazhdueshme politike dhe nevoja për aksion të menjëhershëm për lirimin e të burgosurve dhe për të vizituar burgjet

Hassan Abbasi i Gardës Revolucionare, në një intervistë me televizionin shtetëror, pranoi se gjatë kryengritjes së 2018-ës, rreth 4,600 të rinj janë arrestuar nga forcat represive.

Ai e refuzoi mundësinë e ndonjë “revolucioni të kadifenjtë” apo “revolucioni me ngjyrë” në Iran, dhe tha: “Ajo që ndodhi në 2018-ën ishte thjesht 4500-4600 të rinj të tillë nëpër rrugë, të cilët u arrestuan.” (Televizioni shtetëror Ofogh, 1 qershor 2019)

Rezistenca Iraniane pati thënë në një deklaratë më 11 janar 2018, se numri i të arrestuarve në kryengritjen mbarëkombëtare të Iranit ka arritur në të paktën 8,000. Të paktën 14 prej të arrestuarve janë vrarë nën torturë, por regjimi klerikal në Iran shpalli paturpësisht se kishin kryer vetëvrasje në burg.

Arrestimet politike kanë vazhduar rregullisht që nga kryengritja e 2018-ës e deri tani, dhe shumë prej tyre janë ende në burg dhe vuajnë dënime afat-gjata. Dy javë më parë, një i burgosur politik me emrin Abdollah Ghassempour u dënua me vdekje për akuzat e shpikura nga mullahët për “agresion”, “mbledhje dhe bashkëpunim kundër regjimit” dhe “anëtarësi, dhe propagandë e bashkëpunim me PMOI”, ndërsa tre të tjerë u dënuan për akuza të ngjashme, me pesë vite e gjysëm burg.

Rezistenca Iraniane, duke theksuar se të burgosurit politikë u nënshtrohen torturës dhe ekzekutimeve, bën thirrje për aksion urgjent nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Komisionerja e Lartë dhe Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, si dhe nga organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut që të lirojnë të arrestuarit dhe që të caktojnë delegacione për të vizituar burgjet e regjimit e për t’u takuar me të burgosurit politikë.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
3 qershor 2019