Iran: 32 të burgosur ekzekutohen në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit

565

Transferimi i 22 të burgosurve përgatiten për tu ekzekutuar në Shiraz;merret vendimi me vdekje i më shumë se 10 të burgosur në Zahedan

NCRI – Xhelatët e regjimit Iranian kanë varur të paktën 32 të burgosur në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Të martën me 16 qershor njëzet e pesë të burgosur janë varur kolektivisht në Gohardasht (Raxhai Shahr) në Burgun e Karaj. Para kësaj, të hënën, katër të burgosur janë ekzekutuar në mënyrë kolektive në Burgun Qendror në të njëjtin qytet.

 

Përveç kësaj, më 16 qershor u ekzekutuan: një i burgosur në burgun Vakilabad në Mashhad dhe një tjetër i burgosur në Eqlid (Provinca Fars). Më 17 qershor, një i burgosur afgan u ekzekutua në qytetin e Sari. Ekzekutimet në Eqlid dhe Sari ishin në publik.

Për më tepër, më 16 qershor, autoritetet në burgun Adela-Abad të Shirazit transferohen 22 të burgosur në izolim ku u bënë përgatitjet për ekzekutimin e tyre. Merret vendimi me vdekje i më shumë se 10 të burgosur në Zahedan kjo u konfirmua edhe nga Gjyqësori i Regjimit Iranian.

Rezistenca Iraniane i bën thirrje popullit Iranian, sidomos të rinjve të guximshëm, për të protestuar këtë krim të shëmtuar dhe për të mbështetur familjet e viktimave dhe i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar që të miratojë një politikë të vendosur ndaj këtij regjimi.

Zonja Maryam Rajavi, presidente e zgjedhur e Rezistencës Iraniane, deklaroi në tubimin gjigand të përkrahësve të Rezistencës Iraniane më 13 qershor në Paris: Për shkeljen e të drejtave të njeriut në Iran, bllokimit bërthamor, krizën në rajon, përballjen e ISIS, zgjidhja qëndron në përmbysjen e regjimit në Teheran. Ajo iu referua kryengritjeve të njëpasnjëshme dhe protestave të popullit Iranian dhe tha: velayat-e faqih ka arritur kufijtë e fundit dhe populli Iranian kërkonë një ndryshim të madh.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës të Iranit
18 qershor 2015