Iran: 19 të burgosur presin varjen e menjëhershem me nderkohe qe ekzekutimet rriten gjate presidences Rouhani

662

 

NCRI – Autoritetet e burgut në qytetin iranian të Karaj kanë transferuar 19 burra të izoluar për të pritur ekzekutimin e tyre.

Në burgun e Gohardasht, nëntë burra ishin vendosur në burgosje te izoluar, dhe dhjetë te tjere ishin vendosur në izolim në burgun e Ghezelhasar, sipas informatave nga brenda regjimit.

 Dy të burgosur te tjere – nga te cilet një djale 23-vjeçar – janë varur në të gdhirë të së mërkurës në burgun kryesor në qytetin e Qazvin, sipas raportimeve.

Që nga viti i ashtuquajtur “i moderuar” kur Hassan Rouhani erdhi në pushtet, më shumë se 1.000 të burgosur duke përfshirë të miturit dhe të burgosur politikë janë ekzekutuar – edhe pse shifra e vërtetë mund të jetë shumë më e lartë.

Një video e shpërndarë në internet këtë javë, tregon anëtarët e pikëlluar e familjes së tetë të burgosurve të ekzekutuar duke mbajtur zi për të dashurit e tyre, trupat e të cilëve janë të rreshtuar në qese të zeza para tyre në një morg.

Videoja është regjistruar fshehurazi në një telefon celular nga një dëshmitar okular i cili tha se një grup njerëzit varet fshehurazi çdo e enjte në qytetin e Kerman.

Dëshmitar okular tha: “Shumë prej ekzekutimeve në këtë qytet janë për posedim të drogës. Zakonisht këto janë të rinj të cilët janë rritur si jetimët dhe për shkak të varfërisë janë tani shtylla e vetme per familjet e tyre.”.

Rritja e abuzimeve ndaj të drejtave të njeriut në Iran, duke përfshirë një rritje të paparë në ekzekutime, valën e sulmeve i organizuar nga shteti me acid ndaj grave, dhe represionit të vazhdueshëm të minoriteteve fetare dhe etnike, blogerët, gazetarët dhe aktivistët janë të gjithë duke shprehur pakënaqëte në rritje të publikut ndaj regjimit, por edhe në mungesën e veprimit ndërkombëtar në lidhje me shkeljen e vazhdueshme të të drejtave të njeriut.