Iran: 19 ekzekutime në një javë

771

Regjimi iranian dërgoi 19 të burgosur në trikëmbësh në qytetet e Gohardasht, Urmia, Hamedan, Tabriz, Kermanshah dhe burgun e Ilam. Tetë nga të ekzekutuarit u varën kolektivisht në Burgun e Gohardashtit në Karaj më 18 prill.

Të njëjtën ditë, Bahman Varmazyar, një i burgosur i ri, i cili ishte një trajner sportiv, u ekzekutua në burgun e Hamadanit. Një ditë më parë, një i burgosur u ekzekutua në burgun qendror të Tabrizit.

Më 23 prill, nëntë të burgosur u dërguan në trikëmbësh. Pesë prej tyre u varën kolektivisht në burgun Urmia, tre të burgosur në Keramanshah, dhe një i  burgosur në Ilam.

Në pamundësi që të merren me krizat vdekjeprurëse, në veçanti, protestat në rritje të njerëzve të lodhur nga padrejtësia dhe represioni, tirania fetare që sundon vendin ka rritur numrin e ekzekutimeve në qytete të ndryshme për të intensifikuar atmosferën e frikësimit në shoqëri.