Thursday, March 28, 2024

Iran: 1400 peshkatarë në Golestan nuk janë paguar për pesë muaj

NCRI – Sipas një anëtari të bordit të Sindikatës së Peshkatarëve të Provincës Golestan, 1400 peshkatarë në krahinë nuk janë paguar gjatë pesë muajve të fundit.

“Ka 1400 peshkatarë në qytetet portuale të Pareh Turkmanit dhe Pareh Kumishtapeh të Provincës Golestan, që punojnë për 21 kompani kooperative. Megjithatë, punëtorët e grumbullimit , nuk janë paguar gjatë pesë muajve të fundit nga kompania mëmë e Shërbimeve të Specializuara Bujqësore “, thotë Aman Kalagi-Toumaj në intervistën e tij me agjensinë e lajmeve ILNA në 18 shkurt 2018.

Kjo nuk është hera e parë që punëtorët iranianë nuk paguhen për muaj të tërë. Puna e papaguar për kohë të gjatë tani është kthyer në një nga problemet kryesore të punëtorëve në Iran, sipas disa aktivistëve të punëtorëve.