Saturday, July 27, 2024

Iran: 14 persona duke përfshirë 4 femra jane varur në ditën e Vitit të Ri

NCRI – Udheheqja e diktatures fetare në Iran ka varur të paktën 14 të burgosur në ditën e Vitit të Ri në disa burgje në katër qytete në Iran.

Një grup prej katër grash janë varur në burgun Shahab në qytetin e KERMAN (Iranin jugor). Dy të burgosur janë varur në qytetin e Bandar Abbas.

Një tjetër grup prej shtatë të burgosurish janë varur në burgun Shahab. Në Qazvin, një i burgosur 38 vjeçar dërgohet në litar në burgun Boeen Zahra.
Ndërkohë, xhelatët e regjimit klerikal-së i prene dorën një njeriu 30-vjeçar në një burg në qytetin verilindor të Mashhad.
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara muajin e kaluar kritikuan shkeljet e të drejtave të njeriut nga regjimi iranian.
Rezoluta kritikoi përdorimin nga ana e regjimit Iranian te dënimeve çnjerëzore, duke përfshirë rrahjet dhe amputimet.
Rezoluta 61 e OKB-së gjithashtu denoi diktaturën e mullahëve në pushtet ne Iranin për rritjen e ekzekutimeve publike dhe ekzekutimin e të miturve.
Në këtë rezolutë, OKB-ja dënoj regjimin iranian per dënimeve mizore, çnjerëzore dhe degraduese, sidomos te rrahurat dhe amputimin e gjymtyrëve dhe duarve.
Regjimi iranian zbuloi një pajisje të tmerrshme në 2013 që ata e përdorin për të prere gishtat.Pajisje që duket si diçka të sajuar për një film horror vepron si një sharrë rrethore që pret gishtat e të burgosurve.
Qëkurse Hassan Rouhani u bë president i regjimit klerikal, mbi 1200 vete janë ekzekutuar dhe qindra të tjerë i janë nënshtruar dënimeve degraduese dhe çnjerëzore të tilla si amputime, rrahje me kamzhik në publik dhe duke u parakaluar në rrugë.
Rezistenca e Iranit e ka dënuar në mënyrë të përsëritur kryerjen e dënimeve mesjetare dhe ekzekutimeve nga regjimi klerikal në Iran dhe ka bërë thirrje për referimin e shkeljeve të regjimit dhe gjendjes së të drejtave të njeriut në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.