Saturday, July 27, 2024

Iran: 13 ekzekutime në një ditë, duke përfshirë dy ekzekutime në publik dhe prerjen e duarve tre të burgosurve në Qom

Rezistenca iraniane i bën thirrje të gjitha autoriteteve dhe organizatave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, në veçanti Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut, Raportuesit Special për situatën e të drejtave të njeriut në Iran dhe gazetarëve mbi ekzekutimet arbitrare dhe torturat, të dënojnë regjimin klerik për ekzekutime dhe ndëshkime mesjetare, të tilla si prerja e duarve.

Gjithashtu, i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare, veçanërisht Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, që të sanksionojnë regjimin e Mullahëve nga kryerja e këtyre dënimeve brutale. Udhëheqësit e  barbarizmit që qeverisin Iranin, të cilët janë turp për njerëzimin bashkëkohor, duhet të refuzohen nga familja e kombeve dhe të nxirren para drejtësisë.

Xhelatët që qeverisin Iranin ekzekutuan 33 të burgosur vetëm në periudhën nga 12 – 20 Shtator. Gjithashtu në 21 Shtator, ata i prenë duart tre të burgosurve të akuzuar për grabitje, në burgun Qom. 13 të burgosur u ekzekutuan vetëm të mërkurën, më 20 Shtator në burgun e Qom dhe Gohardasht në Karaj, burgun qendror të Karajit dhe burgun qendror të Qazvinit (Chubin Dar). Dhe dy ekzekutime publike u kryen në qytetet e Aq Qala (provinca Golestan) dhe Pars Abad të Moghanit (krahina Ardebil).

Midis 12 -19 shtatorit, 20 të burgosur të tjerë, përfshirë një të burgosur femër, u ekzekutuan në burgjet në Khorramabad, Karaj, Ardebil, Tabriz, Mashhad, Borujerd, Zanjan dhe Kerman. Katër prej tyre u ekzekutuan publikisht në qytetet e Islamabad Gharb, Anbarabad, Ilam dhe Salmas. Yadullah Movahhed, kreu i drejtësisë së regjimit Kerman, i quajti pesë të burgosurit e ekzekutuar në qytet “shkaku i pasigurisë dhe ligësisë”.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit

22 shtator 2017