Saturday, July 27, 2024

IRAN: 12 të burgosur u ekzekutuan fshehurazi në një ditë

NCRI – Xhelatët e regjimit iranian varën fshehurazi të paktën 12 të burgosur të enjten (26 mars 2015) në burgjet e qytetit e Shirazit dhe Mashhad.

Një grup prej pesë të burgosurish janë varur në burgun e qytetit të Mashhad në verilindje të Iranit, ndërkohë gjashtë të tjetër janë varur kolektivisht në burgun Pirnia në qytetin e Shirazit në Iran jugore. Në të njëjtën ditë, një tjetër i burgosur u var në burgun Adelabad në të njëjtin qytet.

Në Shiraz, të burgosurit u transferuan në fshehtesi dy ditë para Vitit të Ri iranian (Nevruzi), prandaj, viktimat kaluan ditët e Vitit të Ri në mënyrë të izoluar në pritje të ekzekutimit.
Diktatura fetar në pushtet Iranin është përmbajtur nga publikimet e raportit apo informacionet për të burgosurit.
Numri në rritje i ekzekutimeve, bëhet në sekret, janë nje shembull i represioni në mbarë vendin që vazhdon të zhvillohet në Iran që nga koha kur Hassan Rouhani është bërë president i regjimit klerikal.
Z. Ahmed Shaheed, Raportuesi Special i OKB-së për gjendjen e të drejtave të njeriut në Iran, njoftoi më 25 mars se rreth1000 ekzekutime janë kryer gjatë 15 muajve të fundit në Iran. Para kësaj, më 16 mars, ai tha në një konferencë për shtyp në Gjenevë: “Ka shumë shqetësime në mesin e shoqërisë iraniane që dosja bërthamore mund të hedh një hije mbi diskutimit të drejtave të njeriut.”
Hetues i posaçëm i OKB-së shtoi se situata e të drejtave të njeriut dhe represionit në Iran është përkeqësuar që nga koha kur Hassan Rouhani u bë president
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës të Iranit
28 mars 2015