Nga Sedighe Shahrokhi
I burgosuri politik iranian Akbar Bagheri ka nisur një grevë urie për të protestuar transferimin e tij të papritur nga Brugu Evin i Teheranit në Burgun Qendror të Teheranit të Madh.
Bagheri e nisi grevën e urisë të mërkurën më 15 maj. Ai kërkon ta kthejnë mbrapsht nga Burgu Qendror i Teheranit të Madh.
Bagheri është mbështetës i grupit kryesor demokratik të opozitës, Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI ose Mujahedin-e Khalq, MEK). Ai është arrestuar më 21 shkurt 2018, gjatë një proteste të investitorëve të mashtruar të firmës kredituese Caspian, firmë e lidhur me Gardën Revolucionare të regjimit iranian (IRGC), përpara parlamentit të regjimit.
Në një deklaratë më 17 maj 2019, NCRI dha emrat e 11 të burgosurve politikë të arrestuar muajin e shkuar.