Friday, July 26, 2024

Iran: Vdekja një i burgosur i kryengritjes së vitit 2022 në Saqqez, për shkak të tortures  

Thirrje për vizitë të një misioni hetimor ndërkombëtar në burgjet e Iranit dhe hetim për vdekjen e Mehran Akramit

 Mehran Akrami, 32-vjeçari i burgosur i kryengritjes së 2022, humbi jetën më 12 mars 2024, si pasojë e torturave brutale në qendrën e paraburgimit të Inteligjencës në Saqqez. Ai kishte arritur vendin e tretë në garat ndërkombëtare të Taekvondo. Mehrani, i cili ishte arrestuar gjatë kryengritjes së nëntorit 2022 dhe i ndaluar në qendrën e paraburgimit të Inteligjencës në Saqqez, u rrah rëndë nga gardianët e burgut javën e kaluar dhe u transferua në spital për shkak të dështimit të veshkave. Megjithatë, ai u kthye në qendrën e paraburgimit para se të shërohej dhe aty humbi jetën.

Trupi i Mehran Ebrahimit u varros nga familja e tij të enjten, më 14 mars, në një mjedis shumë të siguruar dhe në prani të agjentëve të inteligjencës, në vendlindjen e tij, Takab. Shenjat e torturës dukeshin qartë në trupin e Mehranit. Ai kishte fraktura në shpinë, lëndime të rënda në vetull dhe kokë dhe gjakderdhje nga hunda, veshët dhe goja.

Në një tjetër zhvillim më 15 mars, forcat e sigurisë penguan familjet e disa prej të burgosurve politikë të ekzekutuar në masakrën e vitit 1988 të hynin në varrezat e Khavaran. Ata donin të vizitonin varret e të dashurve të tyre të premten e fundit të vitit iranian 1402, sipas traditës.

Për më tepër, midis 17 shkurtit dhe 12 marsit 2024, të paktën 11 të burgosur kryen vetëvrasje për shkak të presionit të ashpër dhe ngacmimeve brutal nga rojet e burgut. Shahin Galehdari, Amir Shahbazi, Hassan Omarpour dhe Ashkan Osmannejad në burgun e Urmisë, Mohammad Zeinaldini dhe Abdolsamad Rigi në burgun e Zahedanit, Mohammad Komail Zandkhani në burgun e Ilamit, Hossein Jalali në burgun e Shirazit, Mosayyeb Reisi Yeganeh në Evin Soheil Haqbin në burgun Lakanil në Rasht, dhe Ahmad Kurd Bacheh në burgun Khorin.

Rezistenca iraniane kërkon një hetim ndërkombëtar të pavarur për rrethanat e vdekjes së Mehran Akramit dhe thekson edhe një herë domosdoshmërinë e një vizite të një misioni ndërkombëtar faktmbledhës në burgjet iraniane dhe takim me të burgosur, veçanërisht të burgosur politikë.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)

17 mars 2024