Thursday, September 12, 2024

Iran: 24 banorë të Baha janë dënuar në total me 193 vite burg

E Dielë, 31 Janar 2016

Gjyqësori i Regjimit te Iranit në provincën Golestan ka dënuar 24 qytetarë te Bahá’í në një total prej 193 vjet burg.
Mohsen Ghanbari tha, një gjyqtar në një gjykatën e qytetit të ashtuquajtur Gorgan, 24 banorë të Bahá’í-të janë dënuar për “propagandë kundër sistemit [regjimit iranian]”.

Këta njerëz janë arrestuar nga organet e zbulimit të regjimit në qytetet e Gorgan, Gonbad dhe Minoodasht në vitin 2012 dhe pasi u morën ne në pyetje ata u liruan me kusht
Sipas gjyqësorin të regjimit në Golestan, individët e dënuar kanë 20 ditë kohe nga shpallja e vendimeve të tyre qe ti referohen në gjykatën e apelit.
Banorët e Bahá’í-të në mënyrë rutinore përballen me persekutim në Iran nga ana e regjimit të mullahëve. Diskriminimi kundër tyre në arsim, punë dhe madje edhe varrimin e të vdekurit të tyre janë në mesin e këtyre praktikave.
Trajtimi i banoreve të Bahá’í në Iran nuk ka ndryshuar që nga marja e detyrës së Hassan Rouhani-t.