Grupet e të drejtave njerëzore i kanë bërë thirrje Komisioneres së Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet, të nisë një hetim të pavarur mbi masakrën e 1988-ës ndaj mijëra të burgosurve politikë, kryesisht të lidhur me Organizatën e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI, Mujahedin e Khalq ose MEK), masakër e kryer nga regjimi iranian.
Kjo thirrje drejtuar kryetares së të drejtave njerëzore në OKB u bë nga organizata të shumta jo-qeveritare gjatë seancës së 42-të të Këshillit të të Drejtave Njerëzore në Gjenevë.
Aksionet e kryera nga OJQ-të përfshijnë fjalime në seancën plenare të Këshillit, kërkesa me shkrim dhe organizimin e eventeve rreth masakrës së 1988-ës.
Mbi 30,000 të burgosur politikë, kryesisht aktivistë e mbështetës të MEK, u masakruan në Iran në verën e 1988-ës.
Masakra u krye mbi bazën e një fatwa nga Khomeini, ku jepej urdhri për ekzekutimin e gjithë të burgosurve që vazhdonin të mbështesin MEK-un.
Për të mësuar më shumë rreth masakrës së 1988-ës ndaj anëtarëve të MEK dhe të burgosurve të tjerë politikë, vizitoni këtë faqe.
Për të mësuar më shumë rreth MEK, klikoni këtu.