Tuesday, March 19, 2024

Grevë dhe përleshje në fabrikën kryesore të kallamsheqerit të Iranit

Punëtorët e seksioneve të ndryshme të fabrikës Haft-Tapeh Sugarcane kanë hyrë në grevë që nga mëngjesi i të shtunës më 3 mars, në protestë kundër mospagimit të rrogave dhe shpërblimit vjetor dhe kthimit të menaxherëve të korruptuar në postet e tyre të mëparshme. Punëtorët e dalë në pension të fabrikës gjithashtu morën pjesë në këtë lëvizje proteste.

Në protestën e tyre kundër  moskujdesit dhe papërgjegjësisë së administrimit, punonjësit e fabrikës penguan aksionerët kryesorë të kompanisë, Rostami dhe Seifouri, që të largoheshin nga godina dhe i transferuan ata në ndërtesën e administratës.

Pas bisedimeve midis punëtorëve dhe Rostamit dhe Seifourit, ata më në fund njoftuan se do të paguanin vetëm dy milionë e pesëqind mijë tomans nga 50 deri në 70 milion tomans të borxhit të tyre ndaj punëtorëve dhe se do ta paguanin pjesën tjetër në nëntor 2018. Kjo përgjigje, e cila nuk kishte kuptim, por vetëm përpiqej të shmangnte problemin e punëtorëve, zemëroi punëtorët që refuzuan ta pranonin.

Më pas, Seifouri grisi çekun për 25 kilogramë sheqer që iu ishte caktuar punëtorëve. Ky veprim provokoi edhe më shumë zemërimin e punëtorëve dhe ata thyen dritaret e ndërtesës së administratës. Kjo u pasua nga ndërhyrja e forcave represive të sigurisë të cilët erdhën në vend, dhe menaxherët e përmendur u larguan nga ndërtesa.

Situata katastrofike e punëtorëve të privuar të kësaj industrie të madhe është rezultat i drejtpërdrejtë i marrjes së kontrollit nga ana e zyrtarëve të regjimit mbi industrinë e sheqerit. Klerikët e qeverisë kanë importuar sheqer në vend që ta përmirësojnë këtë industri, e cila dikur ishte një nga burimet kryesore për të ardhurat e vendit.