Saturday, July 27, 2024

Gazeta “The Independent”: Aktivistët përkujtojnë përvjetorin e masakrës të vitit 1988 në Iran

E martë, 09 Gusht 2016 07:23
NCRI – Anglo-Iranianët janë pjesë e fushatës në Londër për të treguar vëmendje për masakrën e 1988, për 30.000 të burgosurve politikë të vrarë në Iran, raporton Independent e Britanisë.
Më poshtë është teksti i një raporti të publikuar nga The Independent të hënën:
The Independent
8 Gusht 2016

Aktivistët të opozitës iraniane janë mbledhur jashtë Downing Street për të shënuar përvjetorin e masakrës së vitit 1988

Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit po bën thirrje qeverise në Mbretërinë e Bashkuar që të njoh ekzekutimet dhe abuzimet të të drejtave të njeriut në Iran
Caroline Mortimer


Protestuesit kanë organizuar një ekzekutim tallës, kur hynë në ditën e fundit të grevës së tyre të urisë jashtë Downing Street në përpjekje për ti kërkuar qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar që te dënoj ekzekutimet “e tmerrshme” që po kryhen në Iran.
Demostrimi tre-ditor filloi të shtunën për të përkuar me përvjetorin e masakrës ku rreth 30.000 të burgosur politikë u vranë në të gjithë vendin në vitin 1988.
Udhëheqësi suprem i Iranit në atë kohë, Ayatollah Ruhollah Khomeini, lëshoi një fetva të fshehtë kundër njerëzve që konsideroheshin se ishin “në luftë me Allahun”.
Gjatë pesë muajve ai pastrojë me ekzekutime shumicën e personave që vinin nga partia kryesore politike të opozitës, Populli Muxhahedinët i Iranit, si dhe grupe të tjera më të vogla të krahut të majtë, si Partia Komuniste e Iranian.
Shumë ishin pjesëtarë të pakicave të komunitetit sunit islam.
Në fundjavë grupet e mbledhuar anglo-iranianëve dhe mbështetësit britanik në shenjë proteste për përvjetorin e masakrës dhe për më shumë se 2.500 njerëzit që janë varur në vend që nga fillimi i presidencës së Hassan Rouhani në vitin 2013.
Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit, i cili organizoi protestën, ka thënë: “Grevistët e urisë dhe protestuesit janë duke i bërë thirrje qeverisë në Mbretërinë e Bashkuar që kategorikisht të dënojë varjet e pandërprerë dhe mizore që po ndodhin në Iran dhe të veprojë me aleatët perëndimorë që të ndalin menjëher ekzekutimet dhe torturat në Iran.
“Ata gjithashtu po i bëjne thirrje Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së dhe Këshillit të Sigurimit të OKB-së që t’iu referohen dosjes të regjimit të mullahëve për të drejtat e njeriut dhe ti cojnë për ndjekjen penale udhëheqësit e saj në Gjykatën Ndërkombëtare Penale, duke përfshirë liderë suprem Ali Khamenei dhe presidentit Hassan Rouhani.”
Presidentja e zgjedhur e grupit me bazë në Paris e Maryam Rajavi përshkroi masakrën e 1988 si një “krim të tmerrshme kundër njerëzimit” dhe tha se ishte koha për OKB-në “për t’i dhënë fund heshtjes së tyre dhe për të sjellë të dhënat e krimeve të regjimit iranian përpara Gjykatës Penale Ndërkombëtare. “
Konservatori e MP Matthew Offord ofroi mbështetjen e tij për protestuesit duke thënë: “Unë do të doja të dërgoj urimet më të mira për të gjithë ju që jeni duke protestuar kundër ngjarjeve të tmerrshme që keni parë të ndodhin në Iran këto javët e fundit
“Ekzekutimi masive të të burgosurve politikë sunitë është thellësisht shqetësuese dhe duhet dënuar.
“Disa javë më parë, fola me më shumë se 100.000 njerëz të cilët morën pjesë në Këshillin Kombëtar vjetor të Rezistences në konferencën e Iranit në Paris.
“Kjo ishte një mundësi e madhe për mua dhe deputetët e tjerë për të shprehur shqetësimet tuaja mbi këto ngjarje dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë me të gjithë ju, për të nxjerrë në pah shqetësimet tuaja në Parlament.”
Burimi: http://www.independent.co.uk/news/uk/home-news/iranian-opposition-activists-stage-mock-execution-outside-downing-street-to-mark-anniversary-of-1988-a7179601.html