Friday, March 29, 2024

“Free Iran”, tubim në Paris

TIRANË, 30 qershor/ATSH/ – Tubimi i iranianëve dhe mbështetësve të Rezistencës Iraniane u mbajt të shtunën e 30 qershorit në Paris.

Në “Free Iran” morën pjesë Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, Maryam Rajavi, si dhe qindra politikanë e figura shtetërore të shquara nga pesë kontinente.

Në fjalimin e saj, Rajavi vuri në dukje se “rrëzimi i regjimit është i pashmangshëm. Fitorja është e sigurt dhe Irani do të jetë i lirë”.

Për sa i përket Iranit të lirë të së ardhmes, Maryam Rajavi tha, “ne bëjmë thirrje për themelimin e një shoqërie, të bazuar në liri, demokraci, dhe barazi. Ne kemi mbrojtur dhe do të vazhdojmë të mbrojmë barazinë gjinore, të drejtën për të zgjedhur lirisht veshjen, ndarjen e fesë nga shteti, autonominë e kombësive, të drejtat e barabarta politike dhe shoqërore për të gjithë qytetarët e Iranit, heqjen e dënimit me vdekje, lirinë e shprehjes, partive, medias, dhe mbledhjes; lirinë e unioneve, shoqatave, këshilleve dhe sindikatave. Ne përkrahim një Iran jo-bërthamor që do të promovojë bashkëjetesën paqësore me fqinjët e tij, dhe që mirëpret bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar.”

Mes dhjetëra politikanëve e personaliteteve të shquara që morën fjalën në këtë tubim të madh ishte edhe ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko.