Ekspozitë dhe Konferencë në Paris, Drejtësi për Viktimat e Masakrës së vitit 1988 në Iran

298

Në distriktin e 5-të të Parisit  u mbajt një ekspozitë dhe një konferencë, të fokusuara në “masakrën e mijëra të burgosurve politikë në vitin 1988 në Iran – E drejta e familjeve të viktimave për të mësuar të vërtetën”.

E organizuar nga kryetarja Florence Berthout, konferenca u sponsorizua nga Komiteti për Mbështetjen e të Drejtave të Njeriut në Iran dhe Komiteti i Kryetarëve të Bashkive Franceze për Iranin Demokratik. Një numër i personaliteteve politike, juristë dhe një numër i madh përfaqësuesish të zgjedhur të Francës morën pjesë në konferencë dhe mbajtën fjalimet e tyre duke i bërë thirrje Kombeve të Bashkuara, qeverive botërore dhe autoriteteve përkatëse gjyqësore për të treguar reagimin e duhur ndaj këtij “krimi kundër njerëzimit” të harruar për vite me rradhë, por të nxjerrë në dritë përsëri kohët e fundit në Iran dhe në nivel ndërkombëtar.

Shumë folës, përfshirë ish-kryeministrin algjerian Sid Ahmed Ghozali, ish-ministrin e Jashtëm Bernard Kouchner, ish-sekretaren e Shtetit për Punët e Jashtme dhe të Drejtat e Njeriut, Rama Yade, Ingrid Betancourt, avokati William Bourdon, juristi ekspert Tahar Boumedra, një ish zyrtar i lartë i OKB-së, bën thirrje për krijimin e një komisioni ndërkombëtar për hetimit e ekzekutimeve jashtëgjyqësore të 30,000 të burgosurve politikë në verën e vitit 1988 dhe muajt pasues, pas një fetva nga Khomeini, themelues i teokracisë sunduese në Iran.