Friday, September 20, 2024

Djegia e fotografise të Khameneit; Protesta të personave të plaçkitur dhe hamallët e varfer kurdë

  1. Të shtunën, më 20 janar, disa njerëz nga Robat Karim (Provinca e Teheranit) protestuan kundër çmimeve të larta. Protestuesit, një pjesë e madhe e të cilëve ishin gra, këndonin slogane kundër regjimit.

Për të frikësuar dhe shpërndarë turmën, agjentët kriminelë të zbatimit të ligjit shtypën me makinë një grua që po protestonte kundër plaçkitjes së depozitave të saj. E njëjta metodë kriminale u krye në Ahwaz gjatë ditëve të para të kryengritjes gjatë së cilës kriminelët e regjimit shtypën njerëzit me një kamion.

2 Të njëjtën ditë, në Ahwaz, fermerët e privuar, tokat e të cilëve ishin plaçkitur nga premtimet e rreme të regjimit, protestuan para kompanisë Amir Kabir Sugarcane Development në Ahwaz. Kërkesa e tyre ishte të punonin në tokat e tyre që ishin plaçkitur. Rojet anti-trazira i sulmuan ata me shkopinj gome.

  1. Gjithashtu, një numër punëtorësh nga komuna e Mahshahrit u mblodhën perpara bashkisë së qytetit në shenjë proteste për mospagimin e pagave të tyre mujore.
  2. Vazhdon protesta e një grupi punonjësish në fabrikën Kurde në Malayer, e cila filloi javën e kaluar në protestë per mospagimin qe prej gjashtë muajsh te pagave të prapambetura dhe mospagimit te dhuratës per 2017-2017.

Të enjten, më 18 janar, protesta nga njerëz të privuar dhe të shtypur vazhdoi në pjesë të ndryshme të vendit:

  1. Të rinjtë e guximshëm të Qumit dogjën një fotografi të madhe të Khameneit në bulevardin Hamza pranë pompës së gazit Parsian.