Znj. Rajavi: Mbështetja ndaj grevistëve është një detyrë patriotike dhe përfaqëson mbrojtjen e të drejtave të të gjithë popullit
Sot, 6 nëntor 2018, greva e tregtarëve në pjesë të mëdha të Teheranit dhe në shumë qytete të tjera të Iranit vazhdoi për të dytën ditë rresht pavarësisht masave represive dhe parandaluese të forcave policore e të inteligjencës.
Shitësit e qilimave dhe tregu i pajisjeve shtëpiake në Teheran, shitësit e qilimave dhe tregu i artizanëve në Isfahan, tregu Sarshour në Mashhad, tregu i Rrugës Tarbiat dhe tregu i veshjeve në Tabriz, si dhe tregjet në disa pjesë të Kerman, Rudsar, Babol e të qyteteve të tjera vazhduan grevën e tyre sot në protestë ndaj inflacionit, varfërisë dhe çmimeve të larta, dhe tregtarët e pazareve refuzuan të hapnin dyqanet.
Shoferët e kamionëve dhe automjeteve të rënda, nga ana tjetër, hynë sot në ditën e gjashtë të raundit të katërt të grevës së tyre. Përveç Teheranit, greva ka përfshirë shumë provinca si Isfahan, Hormozgan, Zanjan, Golestan, Kermanshah, Kerman, Azerbaixhani Perëndimor, Khorasan Razavi dhe Yazd.
Fermerët e fshatrave lindore e perëndimore të Isfahanit dolën gjithashtu në grevë për të pestën ditë sot. Fermerët e varfër të Khorasgan, Isfahan, Dashti, Ziar, Hayderabad, Shahkaram, Vajareh, Semina, Khorram dhe Khoorchan, Bistoon, Ejieh, Varzaneh, Vedasht, Kandoon, Zaghmar, Pilevaran, Jor, Qahdarijan, Zarin Shahr, Goldasht, Kushk, Najaf Abad dhe Falavarjan marrin pjesë në këtë protestë.
Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Rezistencës Iraniane, ka përshëndetur shoferët,fermerët e tregtarët grevistë, duke i bërë thirrje të gjithë popullit iranian, sidomos të rinjve, që t’i mbështesin, duke thënë se rikthimi i të drejtave të grevistëve është mbrojtje per të drejtat e të gjithë popullit iranian dhe një detyrë urgjente kombëtare e patriotike. Ajo i bëri thirrje të gjitha organizatave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, sindikatave përkatëse dhe unioneve tregtare në mbarë botën që t’i mbështesin shoferët, fermerët e tregtarët grevistë në Iran.
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
6 nëntor 2018