Gjykata e Lartë e Regjimit konfirmon dënimet me vdekje për 6 të burgosur politikë sunitë pas 9 vitesh burgim
Gratë e burgosura në Mashhad torturohen dhe kryqëzohen në shtretër për protesta ndaj kushteve të rënda të burgut
Dega 39 e Gjykatës së Lartë të drejtësisë së regjimit ka konfirmuar dënimet me vdekje të gjashtë të burgosurve politikë, bashkatdhetarë sunitë, të cilët qëndrojnë në burg prej 9 vitesh. Malek Ali Fadaei Nasab, Farhad Shakeri, Isa Eid Mohammadi, Abdul Hakim Azim Gorgij, Abdul Rahman Gorgij dhe Taxh Mohammad Khormali u arrestuan nga Inteligjenca Mashhad në 2015 dhe u torturuan për rreth një vit për të marrë rrëfime të detyruara.
Në vitin 2019, Dega 1 e të ashtuquajturës Gjykata Revolucionare e Mashhadit i dënoi ata me vdekje me akuzën e sajuar të “rebelimit”. Në gusht 2024, Dega 4 e Gjykatës Revolucionare të Mashhadit rishkroi dënimet e tyre me vdekje.
Në një tjetër mizori, xhelatët në burgun Vakilabad në Mashhad po abuzojnë dhe torturojnë rëndë gratë e burgosura që kanë protestuar. Të burgosurit po protestonin kundër kushteve të padurueshme, duke përfshirë nxehtësinë ekstreme, mungesën e objekteve bazë, cilësinë e dobët të ushqimit, kushtet josanitare të kuzhinës, praninë e dëmtuesve dhe insekteve si çimkat, buburrecat dhe minjtë, mungesën e ajrosjes, batanijet e pista dhe mbipopullimin ekstrem. Në këtë burg nuk ofrohen materiale pastrimi dhe dezinfektimi për të burgosurit, muret e pavijoneve dhe dhomave janë të mbuluara me myk dhe kërpudha dhe të burgosurit kanë sëmundje të lëkurës.
Në përgjigje të këtyre protestave, me urdhër të kreut kriminal të burgut Vakilabad, Ali Abdi, rojet e burgut dhe forcat e sigurimit të burgut sulmuan të burgosurit, dyert e qelive u mbyllën, u hapën çështje disiplinore ndaj disa të burgosurve dhe disave iu privuan të drejtat e vizitës. Në repartin e njohur si “Asajesh” (Rehati), të burgosurit i lidhnin në shtretër në formë kryqi, me duar dhe këmbë të lidhura në katër cepat e shtratit me pranga.
Rezistenca iraniane u bën thirrje edhe një herë Kombeve të Bashkuara, shteteve të saj anëtare, si dhe Bashkimit Evropian dhe vendeve anëtare të saj, të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të ndaluar makinën vrasëse të mullahëve dhe për të shpëtuar të burgosurit që përballen me ekzekutimin, veçanërisht 6 të burgosurit sunitë. Rezistenca iraniane kërkon gjithashtu që një mision ndërkombëtar faktmbledhës të vizitojë burgjet e Iranit dhe të takohet me të burgosurit, veçanërisht të burgosurit politikë dhe të burgosurat femra.