Anëtarët e Kongresit të ShBA-së mbështesin protestat iraniane

365

Nje koalicion dypartiak kongresmenësh është bashkuar me iraniano-amerikanët për të shprehur mbështetje ndaj protestuesve iranianë, dhe për të theksuar rolin negativ të regjimit iranian në mbarë botën, në një eveniment të Kongresit.

Në këtë eveniment, të programuar për të përkuar me përvjetorin e protestave mbarëkombëtare kundër rregjimit, të cilat nisën në dhjetor 2017, anëtarët e Kongresit shpallën një iniciativë dypartiake të Kongresit për të mbështetur protestuesit dhe ëndrrën e tyre për një Iran të lirë.

Tom McClintock (R-CA) tha: “Ndërsa rrugëtimi i mullahëve bëhet gjithnjë e më ekstrem, rezistenca ndërkombëtare ndaj tyre bëhet gjithnjë e më e vendosur. E kemi parë këtë në lirimin e luftëtarëve të lirisë MEK të bllokuar në Irak. E kemi parë gjithashtu me 105 kolegët e mi, këtu në Dhomën e Përfaqësuesve të cilët ko-sponsorizuan projektligjin tim, Rezolutën e Dhomës 1034, ku konfirmuam përkushtimin tonë për mbështetjen ndaj dëshirës së popullit iranian për një republikë demokratike, laike dhe jo-bërthamore të Iranit.”

Judy Chu (D-CA) tha se është “krenare” që ka ko-sponsorizuar rezolutën e cila dënon terrorizmin shtetëror të Iranit dhe shpreh mbështetje për popullin iranian i cili po lufton për një “të ardhme të lirë, demokratike e laike”.

Përfaqësuesit sollën me entuziazëm në vëmendje faktin që midtermi dhe një ndryshim i konsiderueshëm në pushtet nuk do ta ndalojë SHBA-në të luftojë me popullin iranian. Sheila Jackson-Lee (D-TX) tha: “Ndryshimi në Kongres nuk do të na ndalojë të luftojmë për fitore, një shumicë e re është në pushtet [në Dhomë], ju lutem ta dini se demokracia nuk do të qëndrojë larg zemrave, mendjeve e buzëve tona.” Steve Cohen (D-TN), një bashkë-kryetar i Mbledhjes së Kongresit për të Drejtat e Njeriut dhe Demokracinë në Iran, u shpreh se do të vazhdojë ta dënojë regjimin iranian për abuzimet e të drejtave njerëzore dhe mbështetjen ndaj terrorizmit.

Përfaqësuesi Mike Coffman (R-CO) tha: “Është shumë e rëndësishme që Shtetet e Bashkuara të mos e humbin fokusin [mbi regjimin iranian].”

Përveç projektligjit, shumë nga anëtarët e Kongresit adresuan faktin që Regjimi Iranian është i tmerruar nga protestat të cilat mund ta rrëzojnë së shpejti nga pushteti.

Soona Samsami, përfaqësuesja në Shtetet e Bashkuara për Parlamentin e mërguar të Iranit, Këshillin Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), theksoi natyrën e organizuar të protestave, falë Rezistencës, e cila ua ka mundësuar të luftojnë më fort kundër Regjimit.

Ted Poe (R-TX) adresoi iraniano-amerikanët në audiencë, duke i përgëzuar për ndryshimin që kanë bërë për popullin iranian dhe për faktin që “i mbajnë [mullahët] zgjuar natën”.

Ndërsa kryetari i ardhshëm i Komitetit të Dhomës për Punët e Jashtme, Eliot Engel (D-NY) shpjegoi se qëndron “në solidaritet me popullin e Iranit” dhe e pyeti Regjimin Iranian se çfarë gjëje ia ka “frikën” po ta lejojë popullin të vendosë për fatin e vet.

Rezistenca Iraniane u përgëzua gjithashtu për rolin e saj në gjithë këtë. Brad Sherman (D-CA) lavdëroi udhëheqësen e opozitës iraniane, Maryam Rajavi-n, për mbrojtjen që ajo shpreh ndaj grave dhe minoriteteve.

Dana Rohrabacher (R-CA) i tha Rezistencës: “Dashuria për lirinë digjet në zemrën tuaj. Që nga koha e Kampit Ashraf ku njerëz të pafajshëm e të paarmatosur masakroheshin nga regjimi i mullahëve…e deri në këtë moment…të gjithë ata që e duan lirinë, mbështesin njerëzit që janë sot në rrugët e Iranit, të cilët kërkojnë largimin e mullahëve.”