E martë, 08 nëntor 2016
NCRI – Gazeta saudite Al-Hayat në një artikull të titulluar “Thirrje për gjykimin e Khameneit dhe Rouhanit për masakrëse 1988 ” shqyrton lëvizjen ndërkombëtare në rritje për drejtësi për viktimat e masakrës së të burgosurve politikë në vitin 1988 në Iran.
Në vijim është përkthimi i ekstraktit të artikullit të botuar në numrin 5 të nëntorit të të përditshmes Al-Hayat në arabisht:
Qershorin e kaluar, populli iranian përkujtoi përvjetorin e masakrës së urryer të të burgosurve politikë nga regjimi iranian. Masakra, e cila u krye nga “Komisionet e vdekjes” që filloi në fund të qershorit 1988 konsiderohet të jetë një nga krimet më të tmerrshme (kundër njerëzimit).
Në këtë masakër, u ekzekutuan mijëra të burgosur politikë, kryesisht mbështetës të lëvizjes opozitare të Organizatës Popullore Mojahedin të Iranit (PMOI / MEK) dhe disa grupe të tjera.
Masakra dëshmoi formën më të keqe të spastrimit politik ku hetimi që të çonte në vdekje kufizohej duke i bërë një pyetjeje viktimës ku specifikohej besnikëria (besnikëri) dhe fati i tyre. Në fakt, kjo masakër brutale ka shënuar veprimet më brutale dhe të dhunshme në burgje në historinë e Iranit …
Pas përhapjes të një regjistrimi audio i Ayatollah Montazerit, ish pasuesi i Khomeinit, çështja ka marrë dimensione të reja. Pas përhapjes së audios, një numër i madh i familjeve të viktimave brenda Iranit dhe jashtë vendit ka vendosur të bëjë të ditur informacion mbi varret (e fshehta dhe të ekspozuara) masive ku janë varrosur këta kundërshtarë politikë.
Kohët e fundit një grup juristësh i ka bërë thirrje Kombeve të Bashkuara për një hetim mbi këtë masakër. Ata theksuan në një konferencë për shtyp në Gjenevë se kanë informacion për 12 varre të reja masive (në Iran), që nuk janë zbuluar më parë. Ata theksuan: “Ky informacion përfshin adresën e saktë të këtyre varreve ….”
Një numër i udhëheqësve të regjimit iranian përballen me disa akuza të cilat e vënë përgjegjësinë për masakrën mbi shpatullat e tyre. Këta njerëz janë Khameneini, Udhëheqësi Suprem dhe pastaj President, dhe Rouhani Presidenti aktual i regjimit, i cili nën hijen e qeverisë të ekzekutimeve pa dallim, interpreton (dhe justifikon) torturat e vazhdueshme të popullit iranian.